Arta Marku e pezulloi nga detyra për deklarim të rremë pasurie, Rovena Gashi në 'sitën' e Vetting-ut

Arta Marku e pezulloi nga detyra për deklarim të rremë pasurie, Rovena Gashi në 'sitën' e Vetting-ut

Rovena Gashi, prokurore

Edhe pse e pezulluar nga detyra, Rovena Gashi do kalojë në "sitën" e Vettingut. Ish-drejtoreshë e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, do t’i nënshtrohet Vettingut të premten më datë 20 korrik. Prokurorja Gashi dhe bashkëshorti i saj, Dritan Gina, janë pezulluar nga detyra me vendim të kryeprokurore, Arta Marku, pasi rezultoi se kanë bërë deklarim të rremë pasurie. 

Aktualisht Gashi është e pezulluar (cënim i kriterit të aftësive profesionale), për shkak se prokuroria e Durrësit e ka marrë në cilësinë e të pandehurit për fshehje pasurie (cënim i kriterit të pasurisë), në bazë të një hetimi të nisur nga publikimi abuziv dhe shpifës në media i disa dokumentave (cënim i figurës), të dorëzuara nga prokurorja në mënyrë ekskluzive pranë Komisionit të Vetingut.

Çifti i prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë dërguar ankimim në Gjykatën e Strasburgut kundër procedurave të ligjore të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) në hetimin e figurës së tyre. Dy prokurorët kanë ankimuar një seri procedurash ligjore, të ndjekura nga KPK, përfshirë edhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, si edhe të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ratione materia: 18/07/2018 13:35

    Tamam injorant i drejtohet Strasburgut per kpk nenkupto provedurat e ndjekura nga kjo e fundit. GJEDNJ smerret Me idiotsira shqiptare o debil por Me Konventen Europiane Te Drejtave dhe Motive Themelore Te njeriut dhe jo Me ligjet qe ben shteti shqiptar per Te funksioniar administrata e tij. Shteti shqiptar do pastroje Administratornamen nga Kai lloj debilesh dhe ka zgjedhur rrugen me Te lehte per ti perzene dhe kjo eshte ne kompetence Te shtetit shqiptar pasi nuk shkel asnje nen Te Konventes europiane per Te drejtuar themelore te njeriut. Te mbrosh pasurine e vjedhur nuk eshte e drejte themelore zotrrote

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 18/07/2018 12:57

    Kjo rovena gashi duket që në fytyr që është prositut . Kjo dhe dhi e zgjebosur e bishtin përpjet hajdute imorale e kërkon drejtësi që në një koh ka bër padrejtësi të pa par sëbashku me këllufin e saj burin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës