Artan Lame: Hajdutëria s'ka parti, blu e kuq kanë grabitur pronat bregdetare
Kreu i ALUIZNI, Artan Lame, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me pronat bregdetare, teksa është shprehur se i gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar. Në një dalje për media, Lame tha se hajdutëria s'ka parti, pasi blu e kuq kanë abuzuar.
Kreu i ALUIZNI, Artan Lame, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me pronat bregdetare, teksa është shprehur se i gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar. Në një dalje për media, Lame tha se se hajdutëria s'ka parti, pasi blu e kuq kanë abuzuar, duke shtuar se ligji për pronat degradoi pas vitit 2000, ku u nda toka që ishte për t’u ndarë dhe mbeti pjesa tjetër.
“Degradoi dhe u kthye në një proces degradues pas vitit 2000 ligji për pronat, sepse u nda toka që ishte për t’u ndarë dhe mbeti toka që nuk ishte për t’u ndarë. Gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar. Zona e Velipojës, bregdeti i Lezhës, Gjiri i lalzit, zona e Kavajës janë zona të pa hedhura në sistemin e Hipotekave. Një pjesë e madhe e vijës bregdetare po ashtu rezulton e paregjistruar. Janë bërë abuzime me ligjin 7501, zonat janë ndarë si toka bujqësore, kur ajo është tokë bregdetare. Në vitin 2008, qeveria bëri kontrolle për dhënien e ATMP, në kundërshtim me ligjin qeveria vazhdoi të japë ATMP edhe pas pezullimit. Pa bërë ndarje, hajdutëria nuk ka parti, blu apo të kuq. Në Vlorë ka një tjetër veçanti. Vija bregdetare është e paregjistruar. Këtu ka ndodhur fenomeni i regjistrimeve të veçanta. Janë 450 regjistrime të veçanta dhe 450 gjyqe të veçanta. Së shpejti, do të nisin kontrollet në Sarandë dhe Durrës"
Artan Lame, kreu i ALIUZNI-t
Ndërkohë, Task Forca për pronat ka nisur sot verifikimet në terren. Një ditë pas vizitës së dy ministrave Etilda Gjonaj dhe Fatmir Xhafaj dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin në Vlorë, Task Forca ka nisur verifikimet në këtë qark. Qarku i Vlorës është qarku më i prekur nga abuzimet me pronat.
Ky zoteria eshte kreu i nje institucioni qe te paligjshmen e legalizon dhe e ben te ligjshme.
Si mund te flitet me ne kete vend per pronar te ligjshem, kur vete ligji ben pronar ate qe zapton dhe nderton ne menyre te paligjshme!!!!
Pra, morali i ligjshem qe flet ky zoteria, eshte ZERO!!! Sic duket ia kane vene syrin ndonje toke qe mund te kete mbetur pa zaptuar!!!
Mjere ky popull, me te cilin shteti tallet cdo dite.
Përgjigju
Shoku i ballaboksit: 28/03/2018 15:41
Uee cfar lajmi,
Sa budallenj paskemi qene,
I kan q********* ropt jo kan grabitur
Toka tek I Zoti!
PërgjigjuToka ti kthehet Pronarit Poshte 75'01..
PërgjigjuKy zoteria eshte kreu i nje institucioni qe te paligjshmen e legalizon dhe e ben te ligjshme. Si mund te flitet me ne kete vend per pronar te ligjshem, kur vete ligji ben pronar ate qe zapton dhe nderton ne menyre te paligjshme!!!! Pra, morali i ligjshem qe flet ky zoteria, eshte ZERO!!! Sic duket ia kane vene syrin ndonje toke qe mund te kete mbetur pa zaptuar!!! Mjere ky popull, me te cilin shteti tallet cdo dite.
PërgjigjuUee cfar lajmi, Sa budallenj paskemi qene, I kan q********* ropt jo kan grabitur
Përgjigju