Skandali me pronat te 'Rana e Hedhun', arrestohet falsifikatori, ishte në kërkim
Policia e Lezhës ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ranishtja 4”, ku u zbulua skandali me pronat në plazhin ‘Rana e Hedhun’. Në pranga ka rënë shtetasi Nikoll Tinaj, 58 vjeç, banues në Ishull Shëngjin-Lezhë
Rana e Hedhun
Policia e Lezhës ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ranishtja 4”, ku u zbulua skandali me pronat në plazhin ‘Rana e Hedhun’, për të cilin u akuzua si i përfshirë edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.
Frrokaj u arrestua bashkë me 11 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe Hipotekës, ndërsa më pas u la në 'arrest shtëpie' me 9 zyrtarë të tjerë për mungesë provash dhe mbetën në burg vetëm noteri i Hipotekës dhe juristi i bashkisë.
Sot policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin Nikoll Tinaj, 58 vjeç, banues në Ishull Shëngjin-Lezhë, ndërsa vijojnë të jenë në kërkim edhe 11 të tjerë. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.104 datë 26.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Zyrtarët lokal të hetuar nga Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.
Emrat e zyrtarëve në kërkim:
Eduart Leka - (Ish-arkivist komuna Shëngjin)
Artan Djala (Ish-drejtor i Hipotekës)
Bledar Cara (Jurist në Hipotekë)
Renato Malotaj (Përftues i tokës)
Ndue Frroku (Përfitues i tokës)
Zef Gjini (Përfitues i tokës)
Vasil Gjoni (Përfitues i tokës)
Lek Frroku (Përfitues i tokës)
Martin Frroku (Përfitues i tokës)
Luigj Paloka (Topograf)
Armando Jakaj
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5487
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Apeli e dënoi me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nga arratia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë
7 Janar, 09:51
-
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
25 Dhjetor 2024, 13:02
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor 2024, 14:15
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, SPAK ankimon dënimin me 2 vite burg të Fran Frrokajt! Kërkon 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës
26 Qershor 2024, 09:51
-
Rrjeta e çarë e Amnistisë, INA: Edhe djali i Tom Doshit përfiton nga amnistia penale
24 Prill 2024, 19:44
-
Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë
24 Prill 2024, 13:18
-
Tjetërsim pronash, GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj! Konfiskohen mbi 66 mijë m2 tokë
1 Mars 2024, 15:29
-
Nuk kthyen në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar tek Rana e Hedhun, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës (EMRAT)
27 Janar 2024, 15:10
-
Akuzohet për tjetërsim pronash, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj merret sërish i pandehur
12 Dhjetor 2023, 19:18
-
SPAK kërkon 4 vjet burg për ish kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe konfiskimin e tokës me vlerë 13 mln euro tek "Rana e Hedhun'
20 Nëntor 2023, 10:36
-
Tjetërsim të pronave në Lezhë, dërgohet për gjykim dosja ndaj ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frroku si dhe 10 zyrtarë të tjerë
12 Prill 2023, 09:48
-
Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Policia nuk gjen të dënuarit! 9 persona në arrati, priten të shpallen në kërkim ndërkombëtar
30 Tetor 2022, 10:26