Artan Shkreli: Plani i ri
rregullues betonizon Tiranën
Kreu i bashkisë, Lulzim Basha, me një grup të madh specialistësh ka prezantuar planin e ri urbanistik të Tiranës. Plani i ri rregullues i kryeqytetit nuk është kufizuar vetëm brenda vijës së verdhë të Tiranës, por ka përfshirë edhe komunat përreth.
TIRANE - E konceptuar me 8 qendra zhvillimi dhe me tre parqe të reja që do i shtohen kryeqytetit, sipas ekspertëve të baskisë, plani i ri rregullues i Tiranës është shumë më i mirë se sa ai që u la mbi tavolinën e punës paraardhësi i tyre, Edi Rama. Në Kombinat është parashikuar ngritja e zonës olimpike, ku do të ngrihet një stadium i ri si dhe do të përqendrohen thuajse të gjithë aktivitetet sportive; Shkolla e Bashkuar do të kthehet në një qendër të re zhvillimi, zona e Kinostudios do të grumbullojë të gjitha mediat dhe do të shërbejë si një qendër kulturore, por specialistët nuk kanë vendosur ende se çfarë do të ndodhë në zonën e ish-Uzinës së Traktorëve, ndaj kanë kërkuar sugjerime nga specialistët gjatë konsultimeve. Gjithashtu pikëpyetje ka edhe për trasenë se ku do të kalojë unaza e madhe, pasi në plan janë paraqitur tre variante të mundshme. Por në sallën e madhe të Universitetit të Arteve ku është prezantuar plan i ri rregullues, nuk kanë munguar as "ata që hynë më qartë në takim, por dolën më konfuz". Njëri prej tyre është arkitekti i njohur, Artan Shkreli i cili ka punuar edhe me planin e mëparshëm rregullues të Tiranës.
"Unë nuk kuptova asgjë nga ajo çfarë u tha aty, pasi ajo që na u paraqit neve nuk ishte plani i ri rregullues i Tiranës, por ishin vetëm disa ide dhe mendime për të nisur punën për planin rregullues. Pra unë kuptova që puna për planin rregullues do të niste nga sot e tutje. Nuk e di çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, nëse kanë ndonjë gjë më të detajuar dhe që ne mund të konsultohemi me të. Por mund të them se ajo që u paraqit për më shumë se dy orë në këtë sallë, nuk kishte asgjë konkrete. Ne nuk mësuam për asnjë rrugë të re, nuk u tha asnjë fjalë për trashëgiminë kulturore, nuk u sqarua asgjë se çfarë do të ndodhë konkretisht me blloqet e banimit, se si do të zhvillohen ato, ku do të jenë zonat që do të jenë prioritet, mësuam vetëm që do të ndërtohen 5 parqe të reja të gjelbërta, por që të pesta janë në anët periferike të Tiranës dhe që nuk prekin kryeqytetin. Unë dëgjova nga grupi i specialistëve që kishin si synim të minimizonin dendësinë në zonat periferike, pasi në këtë moment është shumë e lartë dhe të rrisin dendësinë në qendër, pasi për momentin në këtë zonë kjo është më e ulët. Që praktikisht i bie që ndërtimet e reja do të bëhen në qendër, pra do të betonizohet qendra. Për të qenë më i sinqertë, unë hyra me ide më të qarta në këtë takim, por dola shumë më konfuz. Kjo është ajo që mund të them për momentin. Shpresoj që grupi i punës të ketë përgatitur ndonjë gjë më të detajuar dhe ne të krijojmë një ide më të qartë se çfarë ka ndryshuar me të vërtetë bashkia e Tiranës në këtë plan rregullues", - na ka sqaruar arkitekti Artan Shkreli.
Një tjetër i paqartë që ka dalë dje nga salla ku u prezantua plani i ri rregullues i Tiranës, ka qenë edhe Artan Lame. "Unë nuk kuptova asgjë nga ajo që u prezantua. E ndoqa me vëmendje dhe me interes, por nuk arrita të kuptoj asgjë. Po pres të shikoj ndonjë gjë më të detajuar që të mund të jap edhe një mendim, pasi me aq sa pashë nuk kuptova asgjë", - shprehet njëri prej aktivistëve më të njohur të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, Artan Lame.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.4%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Reçi/ Dervishi në ‘Sot, Live në Shqipëri’: Një polic që trajnohet t’i zgjidhë konfliktet e qytetarëve, por që vetë vepron ndryshe!
26 Nëntor, 14:36
-
“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh
26 Nëntor, 14:29
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
KUJDES PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë
26 Nëntor, 14:19
-
Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës
26 Nëntor, 14:08
-
Detaji/ Grupi i Suel Çelës akuzohet se qëndron edhe pas atentatit të dështuar ndaj ‘Vis Korçarit’ në Elbasan më 2020! Dy vite më parë u kap Qosja
26 Nëntor, 14:03
-
Siguria në shkolla/ Rama: Sistem monitorimi me kamera brenda klasave, prindërit mund të kenë akses! Konsultime për mbylljen e TikTok
26 Nëntor, 13:58
-
Operacioni i SPAK/ Dervishi në Report TV: Organizata vepronte si mafia lokale, bllokonte politikën, Policinë dhe Drejtësinë! Roli i gazetarëve i paqartë, grupet gënjejnë
26 Nëntor, 13:52
-
Fier/Përplasi për vdekje 61 vjeçaren, arrestohet autori! E la në mes të rrugës
26 Nëntor, 13:48
-
“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit
26 Nëntor, 13:39
-
E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë
26 Nëntor, 13:39
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39