Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi

Tifo-grupet 'Shvercerat' dhe 'Ballistët'

Pavarësia e Shqipërisë e cila përkujtohet më 28 Nëntor ka bërë bashkë pas më shumë se dhjetë vitesh konflikti edhe tifozët shqiptar të Shkëndijës dhe Shkupit, në Maqedoninë e Veriut.

Të mërkurë në Tetovë dy skuadrat do përballen për raundin e 16-të të kampionatit, teksa është konfirmuar se prezent do jenë edhe "Shvercerat", tifo-grupi që mbështet skuadrën shqiptare nga Shkupi.

Veç saj, klubi i Shkëndijës i ka quajtur vëllezër duke dashur të ulë tonet mes tifozëve.

Historiku

"Ballistët" e Shëkndijës dhe "Shvercerat" e Shkupit kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera deri para dhjetë vitesh, kur nisën edhe përplasjet mes tyre, çka solli që edhe Federata e Futbollit në vendin fqinj mos lejonte tifozë miq në ndeshjet mes tyre, nga frika e përplasjeve.

Prej disa muajsh gjërat janë sheshuar dhe shqiptarët janë bërë bashkë, duke mos pasur më mosmarrëveshje. Veç saj, pas një kohe të gjatë "Shvercerat" do jenë të organizuar në stadiumin e Tetovës.

Duket se 28 nëntori 1912, dita e Pavarësisë i ka ende "flakët e zjarrta" dhe bën bashkë shqiptarët, me stadiumin që pritet të jetë kuqezi në Tetovë.

Shvercerat

Ballistët

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: e turpshme

Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: e turpshme