PORTUGALI - Në Lisbonë u zhvillua Kampionati Evropian për kategorinë U-18 të arteve marciale, ndër të tjera edhe në disiplinën 'Jiu-Jitsu Brasilian'. Gjimnazisti shqiptar, Dardan Spahia, i cili garonte për moshat nën 18-vjeç ia doli të kthehej në atdhe me medaljen e artë.
Spahia është një kampion i arteve marciale dhe veç studimeve në gjimnazin 'Petro Nini Luarasi' në kryeqytet, ndjek këtë pasion të veçantë. Lajmin e ndau kryeministri Edi Rama.
"Një tjetër medalje ari vjen në Shqipëri nga nxënësit tanë
Dardan Spahia nga gjimnazi "Petro Nini Luarasi", një kampion i arteve marciale, u kthye nga Lisbona me medaljen e artë në Kampionatin Europian të "Jiu-Jitsu Brasilian" duke garuar mes sportistëve të Europës në kategorinë U18
Krenarë për nxënës si Dardani, forca e shembullit që kur talenti, pasioni dhe disiplina ecin së bashku, ka vetëm fitues", shkruan kryeministri Rama në kanalet e komunikimit.
Çfarë është 'Jiu-Jitsu Brasilian'
'Jiu-Jitsu Brasilian', shpesh i shkurtuar si BJJ, është një sistem vetëmbrojtës, art marcial dhe sport luftimi i bazuar në kapjes, luftimin në tokë dhe mbajtje me nënshtrim. Është kryesisht një stil luftimi në tokë dhe përfshin rrëzimin e kundërshtarit në tokë, fitimin e një pozicioni dominues dhe më pas përdorimin e një numri teknikash për ta detyruar atë të nënshtrohet, të tilla si mbylljet e kyçeve, kapjet në qafë ose mbylljet me kompresion.
Komente











