Artistët dhurojnë momente emocionuese nga karantina! Fëmijët “Rri në shtëpi” në gjuhën e shenjave

Artistët dhurojnë momente emocionuese nga karantina! Fëmijët “Rri në shtëpi” në gjuhën e shenjave

“Arti i përket të gjithë botës, ndaj para tij zhduken të gjitha kufijtë”. Kjo shprehje e Pablo Picasso duket se i shkon kaq mirë për shtat asaj që artistët po krijojnë nga shtëpitë e tyre, në kohën kur koronavirus ka krijuar ditancim social.

Edhe pse të mbyllur në shtëpi, artistët kanë vijuar që të vijojnë me krijimtarinë artistike, të argëtojnë njerëzit edhe në kohë koronavirusi, kur duket se i vetmi që na bashkon është arti.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Virusi korona, nga e gjithë bota këndojnë shqip

Muzika shqiptare, bashkon qytetarë nga e gjithë bota, për të dhënë mesazhin se "Të bashkuar do ja dalim" në betejën me Covid-19.  Tingujt e fjalët e këngës "Lule lule", thyejnë kufijtë e izolimit të imponuar nga pandemia, duke treguar edhe njëherë se arti është një gjuhë universale, që afron shpirtërat, e i bën më human."Qëndrojmë të bashkuar, edhe pse larg", është mesazhi që  përmes frymës pozitive të këngës arbëreshe, u shkon qytetarëve në mbarë botën në këto momente të bashkuara. Thirrrja e këtij Asambli social vjen nga Kina, Belgjika, Italia, Shtetet e Bashkuara, Armenia, Brazili etj. Të gjithë këndojnë shqip, duke treguar dhe njëherë fuqinë e artit, të muzikës për të bashkuar e dhënë kurajë në momentet më të errëta.

Ora 10:42
Befasues në çdo faqe, Vasilika Tafa sugjeron katër libra të ‘dashurive të ndaluara’ dhe emocioneve të forta (VIDEO)

Për botuesen Vasilika Tafa libri është një nga shoqëruesit më të mirë të ditëve të karantinës, por edhe një mënyrë për të ‘shëruar’ shpirtin dhe mendjen.

Ka qenë shoqëruesi i saj kryesor edhe para karantinës, por edhe e izoluar në shtëpi, botuesja e konsideron mikun kryesor që e ka dërguar atë ‘drejt vendeve; të ndryshme të botës, të ‘takojë njerëz të rinj’ dhe të ndjejë emocione, duke marrë më të bukurën e ditës së saj brenda shtëpisë, ku për shkak të koronavirus, duhet të qëndrojë e izoluar.

Megjithatë, ajo sugjeron edhe për lexuesin shqiptar katër tituj librash, historitë e të cilës flasin për dashurinë, ndjenjën e bukur të të jetuarit me shpirtin plot.

“Vdekja dhe pranvera”, “Juta Hajm, Një grua e panjohur në Berlin”, “Dashnorët poshtë Danubit” dhe “Asnjë qindrakë më shumë, asnjë qindarkë më pak” janë katër titujt që do t’ ju bëjnë të përjetoni emocione të bukura.

Ora 09:50
Për çfarë na shërbeu karantina? Gazetarët i përgjigjen disa pyetjeve me rëndësi (VIDEO)

Gazetarët Eraldo Rexho, Ervin Kurti dhe Stela Kotri kanë vendosur të sjellin një video ku ata tregojnë se për çfarë I shërbeu karantina.

Disa pyetje që ne mund tja bëjmë shpesh edhe vetes. Cfarë mësuam nga vetëkarantiminimi? Apo cili do të ishte një premtim që bënit vetes në këto ditë të vështira?

Sipas tre gazetarëve të njohur karantina na ka rikujtuar ato gjëra që vrulli I jetës shpesh na ka bërë gjërat me vlerë që kemi.

Ora 09:49
Olsi Bylyku sjell nga karantina versionin e ri të ‘Si të flas’ (VIDEO)

Këngëtari Olsi Bylyku ka risjellë nga karantina së bashku me katër instrumentistë, ‘Si të flas’ bashkëpunimin e tij me këngëtarin Lorenc Hasrama. ‘Si të flas’ është një nga këngët më të bukura të këngëtarit me të cilën mori pjesë në festivalin muzikor ‘Kënga Magjike’.

Ora 09:48
Agnesa Vuthaj gatuan nga shtëpia, i kthehet recetave tradicionale (VIDEO)

Bukuroshja kosovare Agnesa Vuthaj nga karantina ka vendosur që të pasurojë njohuritë e saj mbi gatimin.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video ku po gatuan Pispili me Hithra dhe Spinaq, një recetë për të cilën thotë se në karantinë e ka dëgjuar për herë të parë.

“Pispiline e degjova per here te pare keto ditet e karantines nga intervistat e VIP-ave te Shqiperise dhe nje mengjes me doli krejt rastesisht ne explore nga Instagrami i Blerina Bombaj. Zakonisht me spinaq beja vetem smoothie por keto dite kam vendosur te bej nje upgrade ne kuzhine dhe vendosa ta provoja...dhe ja ku jemi me pispili dhe me video Mua me shijoi shume!”, shkruan ish missi.

 

Ora 09:46
I qethur ‘zero’, Lorenc Hasrama sjell nga karantina cover-in e ‘Isn’t she lovely’ (VIDEO)

I qethur ‘zero’ ashtu si shumë personazhe kanë bërë vetë nga shtëpia, si pasojë e mbylljes së parukerive nga koronavirus, këngëtari Lorenc Hasrama ka vijuar të dhurojë muzikë nga shtëpia e tij.

Këtë herë ai ka sjellë coverin e këngës ‘Isn’t she lovely’ të Stevie Wonder, së bashku me band-in e tij.

 

Ora 09:44
'Rri në shtëpi'! Fëmijët mesazh në gjuhën e shenjave (VIDEO)

Në mbështetje të personave që nuk dëgjojnë, disa fëmijë kanë vendosur të japin mesazhin e tyre “Rri në shtëpi” nëpërmjet gjuhës së shenjave. Kjo formë vjen si mesazh në mënyrë që të gjithë të sensibilizohen që të qëndrojnë në shtëpi, në këtë periudhë të vështirë, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e premte, 27 dhjetor

Parashikimi i motit, e premte, 27 dhjetor