Në BunkArt 2 është çelur ekspozita Subpolis: Underground City XXI”. Kjo ekspozitë është realizuar nga shoqata e artistëve Labin Art Express XXI, e Kroacisë. Projekti është shoqëruar edhe me filmin dokumentar të artistit serb Želimir Žilnik.
Punët e Metal Guru, heroi XXI - Qyteti nëntokë”; “Instrumenti i makinës shtetërore” në triptychun e letrave të printuara të Laibach nga Sllovenia, Skulptura metalike “Mbret dhe mbretëreshë” e Vladimir Knežević nga Bosnje-Hercegovina e më gjerë janë pjesë e perfomancave që do të shfaqen në BunkArt deri më 7 tetor
Presidenti i shoqatës së artistëve Labin, Dean Zantila ka bërë një prezantim të punës për pjesëmarrësit. Ndërsa me tej për Report TV ai ka treguar pse e solli projektin në BUnkARt2.
“Projekti ka në themel transformimin ashtu sikurse edhe BunkArt që ka bërë një transformim shumë interesant nga bunker ushtarak në muze. Ndërsa projekti ynë lidhet me transformimin e ish-minierave të qymyrit në projekte nëntokësore futuriste, me rrugë, bare, restorante, galeri,. Ku undegraund ka rregullat që duhet të ketë çdo qytet, qeverinë e vet, statutin, kryetarin, policinë, ligjet," shprehet Dean Zantila, president i L.A.E
Dean Antila shprehet më tej se në familjen e tij kane qenë katër breza që kanë punuar në miniera.
Ndërsa arktitekti urbanist Marko Sncanin e lidh me ruajtjen e kulturës nëntokësore dhe mjedisit këtë projekt
“Një muze i minierave do të na shpëtojë nga harresa e së kaluarës, duke shërbyer njëkohësisht për një energji të re krijuese duke lidhur të kaluarën me tashmen e të ardhmen. Pra ky është një projekt socialo- artistik që shërben edhe si një nga atraksionet më të mëdha kulturore dhe turistike ne Kroaci” u shpreh urbanisti.
Ekspozita, pjesë e projektit “Miniera të Kulturës” është realizuar në bashkëpunim me artistët shqiptarë të shoqatës Qendra URA dhe do të vijojë me një tjetër ekspozitë në Qendrën Kulturore Tulla nga data 6 tetor deri më 5 nëntor.
[gallery]24099[/gallery] Fotogaleri
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO