Artistët online: "Jo armëve kimike"

Çështjes aq të diskutuar ditët e fundit rreth ardhjes  për asgjësim të armëve kimike siriane, nuk mund tu qëndronin indiferent edhe pjesa e personazheve të njohur të ekranit. Disa nëpërmjet pjesëmarrjes në protesta, e të tjerë me anë të statuseve dhe fotove në rrjetet sociale kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër.

Këngëtarja me orgjinë kosovare Rita Ora shkruan kështu në faqen e saj zyrtare në Facebook. “Kam marrë disa mesazhe nga fansat e mi të cilët më kanë informuar rreth asaj ç’po ndodh në Shqipëri. Jam totalisht e shokuar dhe e frikësuar. Më vjen shumë keq që nuk mundem t’iu vij në ndihmë por jam e bllokuar në studio.

Megjithatë jam me ju, le të ngremë zërin për të ndaluar shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri, le të shpëtojmë kulturën tonë, kombin tonë. Krejt sbashku po duhet me mbrojt shtetin ton, Shqipnine tone tmadhe!!!! Une jom ME JU!!!-ka theksuar Ora në Facebook.

Disa nga emrat e tjerë të cilët janë përfshirë në protestë duke dhënë mesazhin e tyre janë, moderatorja Albana Osmani, reperi Big Basta, këngëtari dhe aktori Ermal Mamaqi, këngëtarja Samanta Karavella etj.

kundra armeve kimike

(Foto më e përdorur nga artistët për protestën e tyre kundra armëve kimike)

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar