Artistët shkodranë në Amfiteatrin e Tiranës, 3 orë muzikë, këngë dhe valle

Këngëtarët më në zë të këngës popullore shkodrane Myfarete Laze, Bujar Qamili e Bashkim Alibali dhe Mukades Canga u ngjitën mbrëmjen e djeshme në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë në koncertin “Karafilat e Shkodrës”.

Një tufë me trëndafila dhe shumë dashuri dhuruan artistët me këngën dhe muzikën shkodrane, që shoqëroi dhe bëri për vete në këtë mbrëmje të gjithë artdashësit, që kishin zgjedhur për ta parë dhe dëgjuar koncertin nga afër.

Për artistët që u këndojnë luleve edhe dashurisë çdo ditë në Shkodër ky koncert në Tiranë ishte ndryshe. Për të qenë edhe më pranë traditës, artistët që kënduan mbrëmjen e djeshme mbanin veshur kostumet popullore më të bukura të Shkodrës.

Mbi 30 këngë, mes tyre edhe “Trëndafilat që ka Shkodra”, "Në Shkodrën tonë të gjithë këndojmë", "Shkoj e vij nga dera jote", "Në këtë stinë të bukur", “Edhe baba po më bërtet”, “Gocë e vogël në lëndinë”, “Më ka shku mendja me u feju”, lirika "Si dukatë i vogël je" dhe shumë këngë të tjera, që u interpretuan nga artistët jo vetëm u duartrokitën nga publiku i pranishëm, por bashkë me ta edhe u kënduan. ' Produksioni i koncertit / Arben Mazi (BUNA1, BUNA2) '.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital 

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital