Lufta, paqja, globalizimi e deri tek censura e shtypit, 18 vepra të artistit Agim Sulaj ekspozohen në Galerinë e Artit Tiranë. Janë punime origjinale, të punuara me laps, akuarel e akrilik. Ndërsa temat filozofike preferon t’i trajtojë kryesisht tablo vaji. Ekspozita e tij, e kuruar nga artisti Abaz Hado, vjen në kohëra trazirash, ku lufta është kryefjalë e çdo bisede, por siç thotë, veçanërisht në këto ditë njerëzit kanë nevojë për art. Edhe për karikaturën e tij, që shkon përtej satirës, e përsiatet në temat sociale.
“Trajtoj probleme sociale për të sensibilizuar njerëzit. Për të mbrojtur mjedisin, paqen e jetën”, thotë piktori e karikaturisti Sulaj.
Valixhja e emigrantit, ndonëse është një temë universale, nuk mund të mungonte në Shqipërinë e vogël, që ndrydhet çdo ditë e më tepër. Ajo, që artisti vlonjat pikas në këto ditë të rikthimit të tij është boshllëku intelektual, e hapësira mbizotëruese politike.
“E shikoj që Shqipëria sot ka shumë nevojë për intelektualë të vërtetë, për njerëz të vërtetë që të thyejnë sadopak ritmin e politikës”
Thuajse çdo vepër e ekspozuar ka marrë çmime me peshë ndërkombëtare. Gjithsej numëron 204 vlerësime, por asnjëri prej tyre nuk është dhënë nga Shqipëria. E megjithatë, për të ka rëndësi që arti i tij të shkoj tek publiku. Projekti i fundit e lidh me Felinin. I ftuar si një nga figurat e njohura të artit, në qytetin felinian të Riminit, ka pikturuar një mural me 16 personazhe të filmit “Amarcord” në “San Guliano”. Me to ka realizuar në studion e tij 55 punime të cilat do t’i ekspozojë në 15 e 16 prill në Paris.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Impresione urbane’, në Galerinë e Arteve në Vlorë, prezantohen punimet e 4 arkitektëve të njohur
26 Tetor, 15:41
-
Ekspozita ‘Miqtë, Art e Histori’ çel javën kulturore kineze tek Galeria Arteve
23 Shtator, 21:09
-
“Çështja “Çame” nuk është folklor”, Abaz Hado kritika ndaj Shpëtim Idrizit: Interesat e vogla gjithmonë të bëjnë të vogël
29 Qershor, 14:05
-
Veprat e Andy Warhol në muret e Galerisë së Artit të Tiranës, Veliaj: Mos e humbisni
9 Qershor, 11:26
-
30 vite emigracioni shqiptar në Itali përmes një dokumentari! Autori: Këtu kemi një Shqipëri të vogël! Piktori Sulaj: Dritare të njohim artistët me emër jashtë atdheut
22 Dhjetor 2023, 21:06
-
Neglizhuan trajtimin e pacientit, i cili më pas vdiq, dërgohen për gjykim 5 mjekë në Fier
27 Nëntor 2023, 10:00
-
‘Bashkë kundër dhunës’, ekspozitë pikture në Lezhë! Të rinjtë sjellin 40 punime në galerinë e arteve
2 Tetor 2023, 20:39
-
‘Arti i Tetovës’ në 25 piktura për artdashësit në Fier! Ekspozita në galerinë e qytetit, promovim vlerave kombëtare
9 Shtator 2023, 18:41
-
Etnografi, poezi e legjendë, 'Qeramika e Mirës' frymon grua! Kuçuku mban premtimin ndaj mbesës, çel ekspozitën e parë personale
25 Prill 2023, 18:02
-
Arben Golemi, artisti që ruan vendlindjen e tij në një arsenal prej mijëra vizatimesh, rikthen Beratin të pikturuar, në binom me pemët
25 Janar 2023, 15:13
-
Një vit në kantier, ç’po ndodh me Galerinë e Arteve? Çipa: 'Ngërçet' në restaurim, në 2023 ‘shëtisim’ në qytete! E vërteta e ‘Stalinit e Leninit’, pse u la fondi në muze
24 Janar 2023, 15:41
-
‘65 vjet - një jetë në art’, çelet ekspozita retrospektivë e Abaz Hados, nga veprat e fillesave të tij në pikturë deri te krijimtaritë më të fundit
4 Janar 2023, 16:01