Artisti sllovak Martin Vargic ka krijuar një hartë, që në fakt duket si një hartë e mirëfilltë e botës, por që nuk është e tillë. Harta në fakt tregon botën online, faqet e internetit në vendet ku përdoren më shumë.
Artisti është bazuar në hartat kombëtare gjeografike të botës duke përfshirë faqet më të klikuara të internetit. Në hartë janë përdorur disa vende të botës, por Martin shton se me kalimin e kohës do të shtojë edhe më shumë vende.
"Për shkak të përmasave të mëdha të internetit, është zgjedhur një pjesë e vogël e saj, përndryshe kjo hartë do të ishte e paqartë", tha Martin.
Ideja e artistit nga Sllovakia për të krijuar një hartë të faqeve të internetit më të klikuara nga vendet e botës fillimisht ishte një hobi i vetë artistit që filloi 2 vite më parë.

Ai shumë shpejt planifikon që t'i shesë këto harta në rrjetin e shitjeve online Amazon.
Sipas Martin, pjesa më e madhe e hartës është krijuar në Photoshop me softëare të veçantë për të krijuar kufijtë e shteteve dhe është përdorur si referencë faqja e Alexa për të vëzhguar websitet më të vizituara.
Ndër faqet online më të klikuara janë: Microsoft, Google, Facebook, Apple iTunes, Twitter, Yahoo, Ask, Android, LinkedIn, Youtube, Amazon, Xhamster, Internet Crime etj.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com