Artisti nga Kosova që ka dizenjuar
BunkArt,fiton çmim ndërkombëta
Dizajneri i njohur kosovar, Agi Haxhimurati është ndër artistët e rinjë që ka arritur shumë me punën e tij. Pas punës së treguar në “Bunk’Art” dhe “Bunk’Art 2” atij nuk i janë ndalur as punët, por as sukseset.
Dizajneri i njohur kosovar, Agi Haxhimurati është ndër artistët e rinjë që ka arritur shumë me punën e tij. Pas punës së treguar në “Bunk’Art” dhe “Bunk’Art 2” atij nuk i janë ndalur as punët, por as sukseset.
Dizajneri Haxhimurati përveç që ka bërë logo për kompani të ndryshme ndërkombëtare, së fundmi ka fituar një çmim ndërkombëtar në Paris.
Ai ka bërë dizajnimin e tërë brandimin e produkteve për Aroma Therapy, një kompani në Tiranë e kremërave dhe vajërave bio. Dhe për këtë, ai fitoi çmimin “DESIGN AND DESIGN AWARD” në Paris, ku puna e tij pastaj do të botohet në librin e vitit 2016, shkruan rtv21.tv
“
DESIGN AND DESIGN AEARD aplikojnë dizajnerë nga e gjithë bota, dizajnet që pranohen këtu, publikohen në librin vjetor të dizajneve më të mira të vitit perkates, si psh ky libri qe botohet sivjet ka me pas edhe dizajnin tim”, ka thënë Haxhimurati për rtv21.
Design and Design, International Design Awards është themeluar në vitin 2008 nga dizajneri i njohur, Marc Praquin. Për këtë çmim konkurojnë dizajnerë nga vende të ndryshme të botës, i cili pastaj iu ndahet dizajnerëve më të mirë të vitit ku punimet e zgjedhura pastaj botohen në librin e vjetor “BOOK OF THE YEAR, VOLUME NINE”.
Ndryshe, punët e dizajnerit, Agi Haxhimurati deri tani janë publikuar në shumë vende si: në Dublin (Irlandë), Tel Aviv (Izrael), Turqi, Itali, Berlin dhe në Kroaci ku dizajnoi standin për Republikën e Kosovës, në panairin më të madh të bujqësisë që u organizua nën patronatin e presidentes së Kroacisë.
Dizajneri Agi Haxhimurati është me origjinë nga Kosova, por jeton dhe punon në Shqipëri.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3242
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Intervista e fundit e Kadaresë për median ishte në Bunk'Art1 kur pa 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur': Më ndanë nga vepra brutalisht
1 Korrik, 09:28
-
VIDEOLAJM/ Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1
11 Maj, 20:09
-
Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme
28 Prill, 08:11
-
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:18
-
'Shije' të historisë shqiptare përmes koktejeve në Nouvelle Vague në Tiranë që të çojnë drejt të shkuarës komuniste të dokumentuar në Bunk'Art
25 Janar, 21:04
-
Ismail Kadare, pas 40 vjetësh sheh për herë të parë 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur' në Bunk'Art 1! Rrëfimi emocionues i Kadaresë pas filmit: Ndalimi i tij u kalua në mënyrë brutale
17 Dhjetor 2023, 17:24
-
Bukuri, humanizëm dhe simbolika e bunkerizimit! Promovohet Kalendari i Miss Shqipërisë 2024, i riu Eno Millona ka nevojë për ndihmë për t’u kuruar
12 Dhjetor 2023, 14:02
-
Dëshmorët e Shqipërisë dhe rrugët e Tiranës së Lirisë !
16 Nëntor 2023, 14:25
-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
1 Tetor 2023, 12:54
-
Java Britanike/ Premierë filmi i Hughes për Shqipërinë! Nga portet e lashta në Butrint e ‘Bunkart1, si e prezanton historiania vendin tonë në BBC: Mikpritja, si tha kryeministri juaj
5 Shtator 2023, 17:44
-
5.2 milionë të huaj hynë në Shqipëri në janar-korrik! Turistët nuk largohen pa vizituar Tiranën: I ofron të gjitha, do rikthehemi
25 Gusht 2023, 17:09