Një artist nga Norvegjia, Bjarne Melgaard ka dizajnuar disa orendi shtëpiake me forma të çuditshme. Siç dhe ai e quan, 'Arti' i tij konsiston në karrige dhe tavolina, format e të cilave janë disa manekina të femrave me ngjyrë dhe pothuajse lakuriq.

Këto sende shtëpiake përdoren nga e dashura e miliarderit të klubit futbollistik të Çelsit, Roman Abramovich.

E dashura e tij u kritikua për racizëm për shkak të këtyre orendive, por edhe për faktin se ajo publikoi foto të tyre pikërisht në ditën e Martin Luter King. Dita e Martin Luter King përkon me të Hënën e tretë të Janarit, që në këtë rast i bie 20.01.2014.

art
(Foto: E dashura e miliarderit rus, Dasha Zhukova)

Ajo u shfaq e ulur në një karrige që kishte formën e një gruaje me ngjyrë. Pasi u akuzua për racizëm, Dasha Zhukova u detyrua të kërkojë falje për veprimin e saj.

Kjo metodë arti është bazuar në krijimet e artistit britanik Allen Jones në vitin 1969, i cili hartonte skulptura të ndryshme. Prej këtej mori frymëzim edhe artisti nga Norvegjia.

art

Bjarne Melgaard në një intervistë për BBC tha se kërkonte vetëm që të merrte shumë vëmendje dhe të bëhej i famshëm nga punimet e tij.

Por, sipas tij, këto krijime kishin tashmë famë prej 45 vitesh për arsye të gabuara. Ndoshta artisti ishte nisur nga ideja në parim se seksi shet për të fituar një audiencë të gjerë.

art


(v.gj/shqiptarja.com)