ArTubrina, Drama 'Nana' bën për vete publikun, duartrokitje edhe lot

Kushtet ekonomike të një familje të thjeshtë shqiptare behën edhe më të vështira kur ndahet nga jeta i zoti i shtëpisë. Zonja e shtëpisë, shtatzënë, mbetet e ve në moshë shumë të re.

E gjendur në një shtëpi të vjetër dhe të ftohtë, shpirti i nanës ngrohet vetëm nga foshnja e saj, për të cilin sakrifikon përkundër mundësive dhe kushteve për rritjen e tij.

E kështu ndodhi, në shfaqjen “Nana” me autore Arlinda Morinës dhe me regji të Munid Abazit, në skenën e ArTubrinës që u prezantua në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove. Nana që rrit një djalë të edukuar, të cilin e arsimon dhe lutjet që djalit të saj mos t’i mungojë asgjë në jetë. Kjo është e vetmja gjë që e bën të lumtur.

Kur afrohet dita që djali të bëhet dhëndër, gëzimi për nënën bëhet edhe më i madh, pa e ditur se gjërat do të ndryshojnë. Premtimet që djali-fëmijë, kishte bërë se s’do ta linte nënën asnjëherë vetëm, veniten dhe tjetërsohen. Tani qëllimet e tij janë të tjera; Të jetë i lumtur me bashkëshorten e tij.

Nusja e djalit kërkon që të drejtojë shtëpinë, prandaj sistemi i jetës nis të ndryshojë, derisa acarohen edhe marrëdhëniet nënë-bir. Gjithçka tjetërsohet. Djali heq dorë nga kujdesi ndaj të ëmës, e braktisë atë dhe largohet nga shtëpia me gruan e vet.

Gjatë gjithë kohës, nëna pyet veten, se ku gaboi në edukimin e të birit, çfarë bëri keq, për të merituar këtë ftohtësi prej tij. Përse premtimet që i kishin bërë njëri-tjetrit nuk u mbajtën?

Ndërsa, marrëdhënia mes çiftit vazhdon që të bëhet edhe më e vështirë, zënkat shtohen, derisa një ditë gruaja e braktisë të shoqin.

Gjendja shëndetësore e djalit, që mohoi nënën bëhet edhe më e vështirë dita-ditës, por qetësia e tij e vetme është vetëm: Falja e nënës. Vetëm pas faljes së nënës shpirti i tij bie në paqe.

Skenografia, kostumografia dhe muzika e shfaqjes së teatrit “Teuta” në Mal të Zi plotësonin panoramën e kësaj shfaqje, që ishte kuruar thjesht dhe bukur për të mbetur gjatë në kujtesën e publikut shqiptar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille