Teatri Eksperimental, bordi artistik pa dramaturg. 6 projektet që janë zgjedhur për mars-korrik me diferenca në buxhet

Zgjedhja e koreografit Gjergj Prevazi, si drejtor i Teatrit Eksperimental është shoqëruar me miratimin e 6 anëtarëve të Bordit Artistik në fund janar të këtij viti, ku nuk ka asnjë dramaturg  si pjesë përbërëse të tij.

1.            Haig Zacharian, profesor i Harmonisë dhe Kompozicionit, UA

2.            Alfred Bualoti, Aktor dhe producent Festivali i teatrit “Butrinti”.

3.            Endri Xhafo, gazetar

4.            Ledia Kostandini, Artiste Multimedia

5.            Eranda Bedalli (Përfaqësues i Ministrisë së Kulturës)

6.            Përfaqësues i Ministrisë së Financave.

Bordi i Eksperimentalit ka përzgjedhur 6 projekte artistike për periudhën Mars-Korrik 2023, ku në total siç bëhet me dije ka pasur mbi 30 projekte të paraqitura. Ndërsa deri para nisjes së zbatimit të kalendarit, skena e këtij teatri kryesisht është dhënë kryesisht me qera, ku shfaqjet nuk kanë kaluar në filtra të mirëfilltë.

“ Ne s’kemi pasur një program tonin, dhe kemi qenë të detyruar të japim sallën me qera. Tani që kemi produksionet tona, dhe në një farë mënyre mbajmë përgjegjësi për produksionet tona. Gjatë kohës që salla është e lirë, ne jemi të hapur për skenën e pavarur, për këdo”, shprehet Gjergj Prevazi, drejtori i teatrit “Eksperimental”.

Nga 6 shfaqjet që do të vihen në skenë deri në korrik të këtij viti, dy do të jenë të produksione të dancit kontemporan.

“Ky është një teatër alternativ dhe unë e kam thënë që në krye të herës, që ky teatër do të prodhojë shfaqje të natyrave të ndryshme, përfshirë dhe dancin. Unë ju garantoj se buxheti për bashkëpunimin me Italinë është krejt minimal, dhe paguhen vetëm pjesëmarrësit shqiptarë, pjesa tjetër paguhet nga Instituti Italian i Kulturës etj., dhe kjo shfaqje që do jetë premierë në 5 prill do të jetë pjesëmarrëse në Festival në Itali në Bari”, thotë Prevazi.

Nga këto projekte ka nisur të shfaqet në këtë skenë shfaqja “Teatri i Fantazisë” me autor e regjisor Endri Çelën. Ndarja e buxheteve për shfaqje ka diferenca deri në 10-fish të financimit.

“Ndarja e buxhetit, shfaqjet janë pak a shumë në të njëjtat ujëra”, thotë Prevazi më tej.

Një nga projektet më të mëdha është drama “Gajdo” me autor Jeton Nezirajn e Regji të Blerta Neziraj. Kjo shfaqje shënon edhe prodhimin e përbashkët të Eksperimentalit me Teatrin e Gjilanit dhe Qendrës ‘Multimedia’.

Buxheti vjetor i Teatrit Eksperimental shkon në afro 8 mln lekë. Ndërsa Fondi i Teatrit për të Rinj, që do të përsëritet edhe këtë vit, shkon në afro 10 mln lekë.

 

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë