Artur Ajazi: Të ecësh nën “gjurmët” e udhëheqësit…

Artur Ajazi: Të ecësh nën “gjurmët” e udhëheqësit…

Foto ilustruese

Procesi i zgjedhjes së emrit për kreun e ri të shtetit, stërzgjatja e debateve dhe përdorimi i taktikave berishiste edhe nga ata që sot “nuk e duan” atë, të bind se të gjithë ecin nën “gjurmën” e udhëheqësit. Alibeaj deklaroi se “nuk na detyroni dot, nuk na shtyni dot në rrugën tuaj, duam të dalim nga skutat e politikës së vjetër të politikës së kaluar, emri i presidentit të ri duhet të dalë nga ne, dhe të votohet nga ju”. Ok, deri këtu asgjë të keqe nuk ka. Por mëkëmbësi i Bashës, nuk pranon asgjë kur del para kamerave, ndërkohë që në konferencën e kryetarëve të grupimeve parlamentare, bie dakort me Ballën për diçka tjetër.

Duket sikur të gjithë kanë marrë dhe kanë bërë shkollën e Sali Berishës. Kanë marrë prej tij mohimin e pohimit, zvarritjen, kokëfortësinë deri në arritjen e  pazarit, kanë marrë prej tij mënyrën e të bërit “luftë” ndaj kundërshtarit politik, shpifin dhe e zënë hasha,  dhe kur u del gënjeshtra nuk skuqen dhe nuk turpërohen. Edhe procesin e zgjedhjes së emrit, e shohin si “dredhi të Ramës, si imponim të Ballës, si kurth të shumicës”, duke mos afruar asgjë, as kriteret, as emrin, dhe as bashkëpunimin me grupin më të madh parlamentar, për të mos e futur në ngërç procesin. Edhe pse deklarohen se “ne jemi e ardhmja e Partisë Demokratike”, kur në fakt nuk janë pjesë e saj për momentin, ata edhe në tryezat e përbashkëta, nuk vlerësojnë respektin dhe ftesën e sinqertë të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Alibeaj do të mundohet deri në 23 Maj ora 16.00, ti imponohet  Taulant Ballës, dhe pas afatit të përcaktuar natyrisht do të bjerë “dakort” duke arritur ndonjë pazar. Kjo është politika e skutave, që “mbolli dhe korri” Sali Berisha për 30 e ca vjet, kjo po ngjet edhe me pasardhësit e tij “progresistë”. Edi Rama e ka deklaruar qartë se “nuk presim asgjë të re nga kjo opozitë e bërë “copë e çika”, ndaj edhe procesi i zgjedhjes së emrit dhe presidentit të ri, natyrisht do të jetë brënda afateve të paracaktuara nga ligji.

Partia Demokratike e Sali Berishës,dhe ajo copëz  tjetër që përfaqësohet nga Alibeaj, duan jo vetëm dështimin e procesit të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, por ato duan krijimin e një situate absurde edhe në qeverisjen e vendit. Mazhoranca socialiste, ka detyrimin të zbatojë ligjin dhe afatet kushtetuese, dhe jo të zvarrisë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, sipas  orekseve të një celule opozitaristësh që stradegjikisht, ecin akoma me mendësitë e politikës së vjetër.

Në Partinë  Demokratike, “akademia” Berisha, ka formëzuar të paktën 5 breza  politikanësh që drejtimin dhe shikimin e kanë nga fotografia dhe imazhi i “udhëheqësit”. Ideologjia e tyre mbetet afera dhe pazari, kurse pushteti mbetet burimi i pasurimit tyre. Me këto ide dhe formula, ata janë “rritur dhe brumosur” zyrave dhe korridoreve të asaj partie, dhe  vazhdojnë të tjerrin  akoma dhe sot, rrjetën e vjetëruar të një politike destruktive.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidolasi i indinjuar: 17/05/2022 14:48

    Te gjithe nje shkolle e nje kallep jane.Jo me Alibeaj qe nuk eshte dhe shume i ri ne ate parti,por shihni dhe me te rinjte,duke filluar nga Kerr-llici me ore disa mijera eurosh ne dore qe i eshte bere pulle liderit hist-e-rik legjendar,babait te krimit e te korrupsionit e deri tek disa te tjere qe kane disa karakteristika te vecanta.Psh Rudina Hajdari,e cila nuk iu bashkua djegjes se mandateve,qendroi ne parlament,u distancua per disa kohe dhe garoi dhe ne zgjedhjet parlamentare dhe qe u pa dhe nga publiku si nje shprese e re per ate parti,por qe pasi e pa se nuk u zgjodh,megjithese u rrit ne Amerike e pa nga afer dhe demokracine atje,u rikthye si bije e bindur e baces Sali ne vathe e i ben veri atij,duke e ditur se kush eshte e duke lexuar e degjuar dhe per akuzat e mbare botes per vrasjen e te atit me bekimin e manipulimin e tij!Si duket cfare pa e mesoi ne Amerike nga nje vesh i hyne e nga veshi tjeter i dolen!Dhe te njejten gje mund te themi dhe per djalin e kandidatit per kryetar te PD-se,Sokol Olldashi,qe gjithe shqiperia akuzon Berishen si organizator e vrases te tij,por i biri i tij,atje se atje,rrodhe e mize kali pas Berishes,kryekriminelit te ketij vendi,personit Non Grata!Hajde e kuptoje se cfare caperke e prishur eshte ajo bande atje.Ata kane bere te njejten shkolle,te njejten kulture e menyre veprimi kane dhe shpresat qe te dale ndonje politikan nga ajo palo bande kriminale e keqe qe te mendoje ndryshe nga Berisha,pavaresisht se ne cilin krah eshte ,eshte e veshtire.Dhe kjo eshte vertetuar dhe nga pervoja 30 vjecare.Te gjithe ata qe jane larguar nga ajo parti here pas here apo qe i kane larguar,jane bindur te rikthehen,te marrin poste qeverritare ne qeverine e tij,te behen balte per kepucet e tij si Imami,Pollo,Tritani etj etj.Perjashtim kane bere deri tani vetem Bamir Topi ,Majlinda Bregu,Prec Zogaj apo Astrit Patozi,qe mbajne dhe sot e kesaj dite distance dhe kane personalitet si personal ashtu dhe politik.Atyre u ngjan sot edhe i vetmi "kryengrites"ndaj koleres Berisha, Fatbardh Kadilli,qendrimi i te cilit vlen per tu pershendetur e per tu ndjekur.Por duke qene se eshte i prere e i vendosur per te bere politike te ndershme,nuk e ndjek njeri dhe i shmangen.Gjithe te tjeret jane per tu futur ne te njejtin kazan,kap njerin e perplas tjetrin,nje fytyre,nje marke,nje bindje qorre,nje praktike pune,servil me Berishern e te tjere si Ai dhe arrogante me te tjeret,brenda e jashte partie.Jane,sic me te drejte i portretizon i madhi i gazetarise Frrok Cupi,nje Berishe e vogel ne miniature dhe sic thote populli "Ai stan ate bulmet ka"!Edhe ata qe sot jane ne krahun e Alibeajt kapen vetem tek fakti se ai eshte shpallur Non Grata,dmth.se c'te bejme ne qe Amerika e ka shpallur ate non grata.Dhe asnje,me perjashtim te Roland Bejkos,apo te Mark Markut apo Gjekmarkajt nuk ka guximin te marre e te rreshtoje faktet e krimet e shumta qe ai ka bere ne kete vend e kunder ketij populli,por justifikohen duke thene se Ai=Berisha ka bere "gabime",por ka bere dhe "te mira".Heshtje e plote e gjekundi trimeri burri per t'i thene:"Ti vella i dashur ke bere kete e ate qe nga viti 1990 kur me forcen e pistoletave e kercenimeve more kreun e partise si mafioz i ndyre e duke vazhduar ne1991,1992,1996,1997,18998,2008,2021 e te tjera e te tjera dhe prandaj duhej te ishe ne burg,pavaresisht se drejtesine e ke futur ne xhep te vogel dhe e komandon akoma se bashku me banditin tjeter ne presidence!Po kush ta beje kete?Eunuket pa karakter?Ata e kane mendjen vetem te bejne ndonje lek,te zene ndonje post qe te pasurohen e here pas here te hedhin ndonje akuze spektakolare kunder socialisteve e Edi Ramen dhe mire bejne kur kane fakte e dokunenta.Por kur ka fakte e dokumenta qe prekin radhet e bandes se tyre te madhe e te vogel aleate (LSI),perse kane 30 vjete qe heshtin dhe vetem kur zihen ngushte bejne ndonje denoncim pa emra si rasti i fundit i Bardhit per vilen e famshme te Noke UDB-ashit ne Lalez?Ka 30 vjete qe asnje prej tyre nuk e permend vilen luksoze te Berishes apo te Metes ne Lalez.Perse?Keshtu jane burrat e politikanet qe duhet te votoje ky popull?Deputete te tille jane per ti cuar te ruajne lopet ne ndonje stalle dhe jo te votohen.Por c'ti besh kur ka dhe idiote te lindur ne kete vend dhe nje pjese e miletit ka dhe interesa e shprese tek ky takem!Apo marrin,shohin e ndjekin shembullin e A.Krajes qe godet vetem ne njerin krah.E njejta psikologji dhe e njejta shkolle dhe per Kraje Ilir Me3tan.Me pike e me presje!Jane te gjithe burrece te veshur me fustanella dhe jo burra,pa folur pastaj per gra si Vokshi e ndonje rr.... tjeter si ajo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur