Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi ka denoncuar në polici një humbjen e dokumenteve personale si dhe të vulës së kryetarit të bashkisë.
 
Denoncimi është bërë në komisariatin e Policisë së Krujës më 29 shtator. Sipas burimeve zyrtare të policisë, menjëherë pasi ka konstatuar humbjen e vulës dhe të sendeve të tij personale Bushi ka depozituar në komisariatin e policisë së Krujës një denoncim njoftues për faktin se i kishin humbur dokumentet e tij italiane, si patenta, pasaporta apo dokumente të tjera.
 
Bashkë me to, kryebashkiaku, mësohet se ka denoncuar edhe humbjen e vulës së bashkisë. Sipas denoncimit të dhënë prej tij në polici, Bushi ka pretenduar se vula të cilën e mbante në çantë, për faktin se gjatë kësaj kohe bashkia nuk ishte e sigurt.
 
Kryebashkiaku ka pretenduar se vula të cilën e mbante në çantë, mund t’i ketë rënë gjatë kohës që ai ka zbritur nga makina e tij. Bushi iu ka pohuar hetuesve të komisariatit të policisë së Krujës se kishte zbritur nga vetura e tij dhe pasi kishte konstatuar se nuk e kishte vulën, ishte kthyer sërish për të kontrolluar në makinë, por se nuk e kishte gjetur.
 
Pas marrjes së kallëzimit nga hetuesit e komisariatit të Krujës, Bushi është pajisur edhe me një vërtetim për denoncimin e dokumenteve të humbura me qëllim që ato të mos përdoreshin apo edhe të kishte mundësinë të pajisej me dokumentet e reja përkatëse.
 
Artur Bushi, kreu aktual i Bashkisë së Krujës ka qenë një nga kandidatët vendor të akuzuar nga opozita përgjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 23 qershorit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)