Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ditën e sotme ka patur debate për disa çështje, veçanërisht për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.
Në këtë debat janë përfshirë kreu i Komisionit, Arben Ahmetaj dhe deputet i Ballit Kombëtar Artur Roshi njëherazi kryetar i Bashkisë së Krujës.
Në diskutim e sipër Ahmetaj u shpreh se projektligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme ka thënë se projektligjin e ka propozuar vetë Artur roshi, po ky i fundit i është kthyer duke i kërkuar të mos bëjë ironi
Ahmetaj ndër të tjera tha se qytetarët kanë të drejtë ta rivlerësojnë apo jo pasurinë e tyre. Sipas tij rivlerësimi 3% është normal.
Arben Ahmetaj: Qetësohu, mos bëj sherr kot se nuk të shkon.
Artur Roshi: Niko, boll Niko, ik se të dëgjuam.
Arben Ahmetaj: Do ta drejtosh komisionin tani.
Artur Roshi: Propozimin e keni bërë ju, çoje për votimin tani.
Arben Ahmetaj: Po nuk ka rëndësi. Zoti deputet, këtë e di unë, ti po të duash ik, po deshe rri. Ti ke detyrën tënde.
Artur Roshi: Jo mo se nuk e di vetëm ti, se ti deputet si mua je.
Arben Ahmetaj: Po, patjetër por nismën e kam bërë unë.
Artur Roshi: Po, patjetër vazhdo
Arben Ahmetaj: Po ti pse ndërhyn?
Artur Roshi: Ç’punë ka ai këtu, nismën e ka bërë deputeti.
Arben Ahmetaj: Më fal, e ka thirrur komisioni.
Artur Roshi: Por për çfarë?
Arben Ahmetaj: Zoti Roshi, sot e paske ditën e sherrit.
Artur Rushi: Ta kam thënë disa herë mos bëj rolin e mistrecit.
Arben Ahmetaj: Të lutem, se nuk më takon mua të bëj rolin e mistrecit, unë jam drejtuesi i komisionit. Këto janë muhabete tavolinash.
Artur Roshi: Po e ule nivelin ashtu do bëjmë, çfarë do bëjmë.
Arben Ahmetaj: Ore mos zëvendëso njërin që ka qenë këtu dhe u bë qesharak.
Artur Roshi: Qesharak jeni ju që nuk respektoni njerëzit.
Arben Ahmetaj: Niko vazhdo shpjegimin.
Artur Roshi: Nuk e dua unë shpjegimin e Nikos.
Arben Ahmetaj: Ore e di unë, nuk e di ti atë punë, jam unë kryetar. Ti po nuk do ta dëgjosh vazhdo.
Artur Roshi: O Niko ke një lloj logjike ti apo s’ke.
Arben Ahmetaj: Ç’punë ke me Nikon ti, je në terëzi apo jo?!
Artur Roshi: Ligjin e ke propozuar ti, çfarë të sqarojë Nikua.
Arben Ahmetaj: Është autoriteti fiskal, do mbajë qëndrim mor zotëri.
Artur Roshi: Çfarë qëndrim?
Arben Ahmetaj: E dinë ata mo, pse unë ja detyroj qëndrimin?!
Artur Roshi: E propozove ti ligjin. Kur të duash ti flet edhe për qeverinë, edhe për komisionin, flet për të gjitha.
Arben Ahmetaj: Patjetër për këtë jam.