Kryeministri Edi Rama tha se projekti në Zvërnec, nuk cenohet nga hetimet e SPAK për çështjen e pronësisë, që ka nisur nga një prej pronarëve që zotëron pjesën më të madhe të tokës.
Në një lidhje direkte për ‘Shqipëria Live’, shefi i qeverisë u pyet për urdhër-arrestin që Prokuroria e Posaçme ka lëshuar për Artur Shehun, i dyshuar për përfshirje në grupe kriminale të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Kryeministri u shpreh se toka në Zvërnec është tashmë në pronësi të investitorëve që e kanë blerë duke iu referuar procedurave ligjore.
“Toka nuk është më e askujt përveç se atyre që e kanë blerë pasur në titujt legjitimë të pronësisë siç janë në kadastër, hetimet për persona që janë edhe shitës janë hetimet që janë në rrugë paralele dhe SPAK bën punën e vet. Prona është e pronarëve që e kanë blerë.
Doli qartë në momentin kur transaksioni kaloi në një kontro të ngrirë të cilën subjekti në hetim nuk e aksesonin dot pa mbaruar hetimet, kjo është një gjë e mirë për ata që pretendojnë se prona është e tyre. Nëse do e provojnë këtë, lekët do i marrin ata dhe jo personi që ka bërë shitjen”, tha Rama.
Artur Sheshu ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitesh ku dhe ka fituar azil politik. Ndaj tij është lëshuar masë sigurie, por nuk ekzekutuar. Ai dyshohet se ka pastruar paratë e ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shehu është prej pronarëve me pjesën më të madhe të tokës në Zvërnec, ku pritet të ndërtohet një resort luksoz. Përveç hetimeve zyrtare, protestat janë një tjetër kundërshti me të cilën po përballet projekti që pritet të kapë vlerën e 4 miliardë dollarëve.
Komente








Paska prit Spak sa ta blenin ato dmth. Komedi apo tragjedi kjo Shqipëria jonë
Përgjigju