/ ATSH / - Shfaqja e titulluar "Arturo Ui", vazhdon të shfaqet suksesshëm në skenën e Teatrit në Tiranë.
Pjesa e shkruajtur nga autori Bertolt Brech, e përkthyer nga Robert Shvarc, me regji nga Armando Bora, skena dhe kostumet e Laedia Hajdarit, dhe në koreografinë e Arjan Sukniqit, duket se ka mbërthyer publikun kryeqytetas të Teatrit të Metropolit, i cili së fundmi ka treguar një interes mjaft të veçantë drejt të gjitha shfaqjeve të teatrove në vend.
Në drejtimin muzikor të shfaqjes nga e Oleg Arapi, drama vjen në skenën e Metropolit në formën e një shfaqje ku muzika e kabaresë, kërcimi dhe teknikat e arteve marciale, ndërthuren me interpretimin mjeshtëror të kësaj satire politike.
Arturo ui në Teatrin e Metropolit
Dhe pikërisht, interpretimi brilant i atorëve si Alfred Trebicka, Suela Konjari, Rozi Kostani, Violeta Trebicka, Kastriot Ramollari, Armela Demaj, Laura Nezha, Shyqyri Caushaj, Bruna Borova Çlirim Denaj, Aleksander Nikolli dhe Erin Kujofsa është një tjetër element plus i shfaqes së shkruar nga Brecht në vitin 1941.
Ndërkohë që edhe në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", e njëjta shfaqe, pra "Arturo Ui" mbahert suksesshëm në regjinë e vetë drejtorit të teatrit Kiço Londo, dhe skenografinë e Kristo Çala e kostumet e Sofi Kara.
Por aktorët Denis Kurushi, Fatjon Mici, Rezart Barjoti, Ergys Çekrezi, Erjon Hinaj, Amir Hasanlliu, Elidon Alika, Dervish Biba, Erlin Visha, Roland Saro, Redian Mulla, Ina Morinaj, Oriana Cama, Xhuliano Briskaj, Endri Çela, Donald Shehu, Arjola Basho, Sara Jaupaj, Ilirda Bejleri, Kristiana Dodaj, dhe Endri Hekurani, e trajtonë ndryshe shfaqen nga kolegët e "Metropolit", të cilët e zhvillojnë atë në formën e një shfaqe muzikal.
Edhe salla e "TKE KS" ka qënë e mbushur plot me spektatorë, të cilët e kanë shoqëruar shfaqjen e cilësuar si "një shfaqje mbresëlënëse, emocionuese, që flet për heshtjen në mënyrën më fine dhe moderne të mundshme".
Shfaqja do të mbahet edhe sot dhe nesër në sallat e teatrove në orën 20:00.
/Shqiptarja.com