/ ATSH - "Arturo Ui" shfaqja me regji nga Armand Bora, është shfaqja më e fundit e Teatrit të Metropolit e cila pas proves gjenerale të ditës së nesërme (9 prill ora 20:00) do të vihet në skenën e sallës "Shekspir" si premierë në 10 prill ora 20:00 për publikun kryeqytetas.
Pjesa që ka si autor Bertolt Breht, me regji të Armand Bora, skenën dhe kostumet e Laedia Hajdari, koreografi nga Arjan Sukniqi, në bashkëpunim me Enver Cakiqin dhe Oleg Arapin, do intepretohet në skenë nga kasta e aktorëve, Alfred Trebicka, Suela Konjari, Rozi Kostani, Violeta Trebicka, Kastriot Ramollari, Armela Demaj, Laura Nezha, Shyqyri Caushaj, Bruna Borova, Çlirim Denaj, Aleksandër Nikolli dhe Erin Kujofsa.
"Arturo Ui", e cilësuar si "vepra më jetëgjatë dhe më e suksesshme e Bertold Breht" vjen premierë këtë fundjavë në skenën e Qëndrës Kulturore "Tirana" (Teatri i Metropolit). Risjellja e kësaj vepre në skenën e Teatrit Metropol për regjisorin Bora vjen me një përgjegjëshmëri të madhe artistike por edhe qytetare, pasi vepra i kujton qytetarit detyrën e tij, ndaj kombit.
"Kasti i aktorëve që interpretojnë ne këtë vepër duke nisur nga Arturo Ui, e duke vazhduar me bashkëpunëtorët e tij Xhivola, Gori e Roma, me anëtarët e Trustit të Lulelakrës dhe plakun e ndershëm Dogsburu, janë aktorë të cilët pjekuria e tyre artistike, i jep siguri dhe garanci çdo regjisori, që të besojë tek spektakli që realizon" shprehet regjisori Bora.
Sakaq kasti i aktorëve të "Arturo Ui-së" kanë punuar gjatë me Mjeshtrin e Lëvizjes skenike dhe Arteve Marciale, Enver Cakiqi. Prezenca e karatesë nisi fillimisht si një aktivitet fizik për të sjellë trupin e aktorit në kondicione të mira shprehëse, por më vonë gjeti vend gradualisht si një element artistik duke u bërë pjesë e estetikës së shfaqjes.
"Një pjesë e madhe e mizanskenave dhe sjelleve të aktorëve janë të estetizuara mes lëvizjeve të Arteve Marciale, dhe kjo e bën veprën që të klasifikohet te estetika e Teatrit Biomekanik të Meyerhold, të Eugenio Barba's dhe Tadashi Suzukit", tha regjisori Bora.
/Shqiptarja.com