Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, deklaroi të mërkurën se SHBA dëshirojnë të shohin një proces jo të politizuar përsa i përket situatës në BSH. "Procesi duhet të jetë pa injeksione të politikës. Administrimi i BSH-së duket se ka patur të meta. Duhet të kthehet besimi i qytetarëve për administrimin", u shpreh diplomati amerikan në një deklaratë për mediat nga Korça.

Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, sipas Ambasadorit Arvizu, duhet të jetë i huaj vetëm në qoftë se Shqipëria nuk ka një zgjedhje të duhur brenda vendit. Sipas tij, shqiptarët kanë mendim pozitiv për të huajt. Arvizu vuri në dukje se Guvernatori i ri duhet të jetë një njeri i kualifikuar dhe të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. /ATSH/