Arvizu: Pas 10 vitesh gjeta një Tiranë që ka ndryshuar kaq shumë për mirë

Në ceremoninë e veçantë të organizuar nga Bashkia e Tiranës, ku u nderuar me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku erion Veliaj, ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu nuk i kurseu fjalët e mira për transformimin që ka pësuar Tirana në 10 vitet e fundit. Ai falenderoi Veliajn për vlerësimin dhe tha se pas 10 vitesh gjen një Tiranë totalisht të transformuar për mirë.

“E pranoj me shumë modesti ‘Çelësin e Tiranës’. Këto ditë pashë Tiranën që ka ndryshuar kaq shumë. Kur u largova 10 vite më parë, kam thënë se jam shumë optimist për të ardhmen e Shqipërisë dhe e kisha me të vërtetë këtë. Ishte një pjesë e imja e cila, kishte pak dyshime për mënyrën se sa kohë do të zgjaste ky ndryshim, ky transformim. Nuk po them që të gjitha janë fantastike, të shkëlqyera, por pas disa ditësh në Tiranë ndihem shumë, shumë më mirë. Ndihem me më shumë besim, kam më shumë besim se sa kisha 10 vite më parë kur u largova. Shqipëria do të jetë shumë mirë, në rrugë të mbarë, dhe ju do të gjeni rrugën tuaj me vendimet tuaja. Kam shpresë që miqtë e mi përtej oqeanit, jashtë Shqipërisë, të cilët duan më të mirën për ju, kanë besim tek ju për të marrë vendimet e duhura. Nuk duhet ta marrin ata vendimin, ata do iu mbështesin juve, kurse ju jeni vendimmarrësit dhe ju do merrni vendimin e duhur”, tha Arvizu.


Lajmi kryesor:

Veliaj nderon ish-ambasadorin Arvizu me ‘Çelësin e Qytetit’: Avokat dhe promotor i përjetshëm i Shqipërisë dhe Tiranës


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Intervista/ Rama e cilësoi si ‘kampion të Rindërtimit’, kreybashkiaku i Shijakut: Punua pa pushim të ndihmonim familjet në nevojë! Heronj punonjësit e administratës

Intervista/ Rama e cilësoi si ‘kampion të Rindërtimit’, kreybashkiaku i Shijakut: Punua pa pushim të ndihmonim familjet në nevojë! Heronj punonjësit e administratës