TIRANE-Ndryshimet në kodin penal për këdo që thyen rregullat e karantinës se nuk i kanë trembur aspak qytetarët. Rrugë të mbushura plot dhe qytetarë të shumtë të ofrojnë sot panoramën e një dite të zakonshme dhe aspak të kujdesit që duhet treguar ende ndaj pandemisë COVID-19. Nga ana tjetër edhe kontrollet e policisë duket se janë zbehur ndjeshëm, pasi edhe post-blloqet janë reduktuar. Për presidentin Ilir Meta, i cili vuri firmën e tij duke dekretuar ndryshimet, të gjitha institucionet duhet të nxjerrin udhëzimet në shërbim të Kodit të Ri Penal.
“Të gjithë të bëjnë detyrën e tyre me përgjegjësi, që qeveria, Shëndetësia, policia, prokuroria dhe gjykatat të nxjerrin aktet dhe udhëzimet në frymën e ndryshimeve që u bënë në Kodin penal që janë më të avancuara në kontinent sipas standardeve daneze. Por duhet edhe kolona e akte vetë tjera në këtë frymë që t'u shërbejë atyre qëllimeve, që synojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve” u shpreh Meta.
Por çfarë parashikojnë ndryshimet në kodin penal? Nga sot, shkelja e udhëzimeve të autoriteteve shtetërore në kohë epidemie, dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Thyerja e rregullave nga biznesit dënohet me gjobë deri në 2 vite burg. Thyerja e karantinës dënohet me burg deri në 3 vjet burg, ndërsa përhapja e infeksionit në mënyrë të qëllimshme dënohet deri në 5 vjet burg dhe deri në 8 vjet burg kur përhapja e infeksionit ka sjellë pasoja të rënda. Këto veprime dënohen me burg deri në 23 qershor 2020, që përkon me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësinë natyrore. Po ashtu, nga patrullimi janë larguar edhe autoblindat e ushtrisë që pak javë më parë i gjenim kudo në rrugët e kryeqytetit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.5%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Drafti/ Nëse mban dy ose më shumë martesa burg deri në 4 vite
4 Shkurt, 22:10
-
Kërkohet ashpërsimi i Kodit Penal për abuzimi me të miturit, avokati: Mosha të rritet të bëhet 18 vjeç! Sociologia: Të edukojmë familjen
30 Janar, 14:40
-
Abuzimi i mjekut me 14-vjeçaren, ja propozimet e Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve për ndryshimet e Kodit Penal
29 Janar, 16:35
-
Abuzimi i mjekut me 14 vjeçaren, kërkohet ashpërsim i Kodit Penal! PL: 15 vite burg për këdo që kryen marrëdhënie me të mitur nën 16 vjeç
29 Janar, 10:14
-
Në fillim të vitit 2024 hidhet për konsultim publik Kodi i ri Penal! Manja: Reforma në drejtësi, hapi më i madh i këtyre viteve
15 Dhjetor 2023, 19:43
-
A do ta heqë mazhoranca 'shpërdorimin e detyrës' si vepër penale? Ja si përgjigjet ministri!
17 Nëntor 2023, 10:50
-
Ndryshimet në Kodin Penal, eksperti: Të ishin konsultuar me ekspertë, s’ka logjikë që dënimi për armëmbajtje pa leje pranë shkollave të barazohet me vrasje
30 Tetor 2023, 15:00
-
Paketa e sigurisë/ 15 vite burg për shitje e drogës në shkolla dhe rekrutrimit të fëmijë për pornografi! Balla propozon ndryshime në Kodin Penal
24 Tetor 2023, 12:18
-
Ndryshimet në Kodin Penal/ Një ditë burg vlen 7 mijë lekë të rinj! Për vepra të lehta penale konvertohet me pagesë! Përjashtohen korrupsioni, trafikimi e dhuna në familje
21 Shtator 2023, 16:13
-
Tre vjet burg për parakalim të gabuar? Ekspertët kundër: Duhet ndërgjegjësim! Rrisni gjobën, bëjeni 500 mijë lekë
19 Shtator 2023, 18:49
-
Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Avokatët rezerva për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk jemi ne problemi
19 Shtator 2023, 15:51
-
DOKUMENTI/ Ndryshime në Kodin Penal, 3 vjet burg për parakalimet e gabuara! Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Jo më shtyrje apo mungesa nëpër gjyqe
17 Shtator 2023, 16:04
Nga nje ane te puthni nga ana tjeter te kadshoni. Pse i hapet bizneset e vogla hapet edhe muzeumet ne daten 18 maj do te hapni edhe kafenete kur gjendja e jashtezakonshme eshte deri ne 23 qershor. Ne butg te paret duhet te futeni ju qe i shkelni ligjet me te dy kembet pastaj te tjeret.
PërgjigjuMjaft me keto artikuj me burgje e me dhune psikologjike ndaj njerezve. Ne jemi njerez te lire e per sa kohe qe respektojme distancen dhe mbrojme veten dhe te tjeret nuk kemi pse te marrim leje prej askujt. Nuk jemi ne kohen e skllavopronarise kur skllavit i duhej te merrte leje te pronari per cdo gje. Merrni shembullin e SHBAve.
Përgjigju