'As edhe një dasëm, as një fejesë, as edhe një lindje...' Leskoviku braktiset nga banorët, jetojnë vetëm të moshuar (VIDEO)

Fenomeni i braktisjes së qyteteve në Shqipëri, kryesisht nga të rinjtë, duket se në Leskovik ndihet së tepërmi.

Në rrugë të boshatisura, sheh vetëm të moshuar, të brengosur që fëmijët u janë larguar, por edhe të trishtuar kur tregojnë si është Leskoviku sot.

Mungesa e investimeve, infrastrukturës, ujit të pijshëm dhe papunësia  janë disa nga arsyet që i çon të rinjtë drejt emigrimit.

Leskoviku e fshati Preshtan i Vogël në Fier nga dita në ditë po braktisen nga të rinjtë.

Sipas banorëve të paktë që kanë ngelur, pamundësia ekonomike dhe mungesa e një pune, ka bërë që ata të largohen.

 “Punë nuk ka edhe njerëzit ikin. Që në kohët e lashta, Leskoviku ka qenë nyja kryesore për tregti, për kulturë, për të tëra. U braktis sepse nuk ka aktivitete dhe nuk ka punë",  është shprehur një banor.

Na vjen keq sa nuk ka më. Por çfarë të bëjmë. Këto janë kushtet, nuk mund të rrojmë. Shiko këtu vetëm pleq kanë ngelur. Ku i kam fëmijët. Asnjë nuk ka më", ka thënë një tjetër banor.

Në Leskovik ata pak banorë të moshuar që kanë mbetur, tregojnë se shteti i ka harruar, gjë e cila ka bërë që gjallëria të shterojë.

"Këtu kërcenim e këndonim. Mbushej kjo mëhalla plot. As edhe një dasëm, as një fejesë, as edhe një lindje nuk bëhet. Kemi 6-7 vjet, këto janë mbyllur", ka thënë një e moshuar.

Duke pranuar 'trendin' e largimit të të rinjëve, kryetari i bashkisë se Kolonjës, Erjon Isai është shprehur se bashkia ka menduar dhe futur ne planet e strategjisë 3-vjeçare të zhvillimit, politika të nxitjes së kthimit të të rinjve.

Në qytet për fat të mirë resurset, potencialet dhe vlerat janë të mëdha dhe duhet të vlerësohen e të vihen në punë.

“Ne si bashki kemi menduar dhe futur në planet tona të strategjisë 3-vjecare të zhvillimit,  politika të nxitjes së kthimit apo të jetesës në bashkinë tonë”,është shprehur Erjon Isai, Kryebashkiak i Kolonjës

Në fshatin Peshtan i Vogël në Fier, shumica e banesave në këtë fshat janë të kyçura me dry, të nxjerra në shitje ose thjesht të rrënuara nga vitet.

Sipas banorëve, arsyeja e braktisjes është papunësia, ndërsa të vetmet të ardhurat që ata sigurojnë, janë nga shitja e bulmetit që nxjerrin nga disa bageti, të cilat janë të pamjaftueshme për të mbajtur familjen.

“Në fshatin tonë kanë ngelur vetëm 10 familje. Këtu nuk ka as dyqan, as një kopësht as një çerdhe. Kanë ikur sepse nuk ka  punë , nuk ka të ardhura”, ka thënë një banore e Peshtanit.

Të kthejë sytë shteti edhe nga fshatrat. Ja do të ikë brezi jonë dhe këtu s’ka më. Tokat kanë ngelur shkretë”, është shprehur një banor.

Banorët i bëjnë apel shtetit që t'ju sigurojë një punë,  pasi në të kundërt edhe ata do të detyrohen e do të ikin nga vendi i tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fieri: 19/11/2019 16:50

    Ore prap ju ore po zbrazet fieri e qytete te tjera ju thoni leskoviku ca lesh leskoviku ore prap ju jeni mire apo jo kush iken na ky vend shpeton gjith jeten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër