As festat e fundvitit nuk i japin shpresë turizmit, eksperti: Humbjet 70%, njerëzit kanë frikë të udhëtojnë

Rruga “Mine Peza” deri pak muaj më parë konsiderohej edhe si bllok i agjencive turistike.  Por pandemia ia ka ndryshuar pamjen. Shumë nga agjencitë janë mbyllur

“Këtu në këtë rrugë gati 50% e zyrave ose janë mbyllur ose kanë ndryshuar ambientet me qira për tu vendosur diku më lirë, ose janë zëvendësuar nga aktiviteti i farmacive që ka ndryshuar kohët e fundit”, pohoi Vathi.

Muaji nëntor gjithmonë është konsideruar si periudha ku qytetarët fillojnë të bëjnë rezervime për festat e nëntorit por edhe për festat e fundvitit. Por pandemia ka ndryshuar gjithçka, tashmë qytetarët janë të detyruar të qëndrojnë brenda vendit pasi shumë shtete po kthejnë masat e izolimit. Turizmi është sektori më i goditur nga pandemia dhe vijon të jetë i tillë. Ekspertët e këtij sektori nuk presim përmirësim të situatës edhe pse përpara kemi festa.

“Janë të njëjtat kushte që ishin si në mars edhe në qershor, edhe në shtator, edhe tani. Njerëzit kanë më shumë frikë, mundësitë për të lëvizur janë më të shtrënguara në këto kushte nuk flitet më për të shpresuar deri në pranverë”, shprehet eksperti Besnik Vathi.

Në muajit e nxehtë të verës numri i turistëve ka pësuar një rënie me 43.3%, krahasuar me 2019, raporton INSTAT, por Vathi vlerëson se tkurrja ishte më e madhe.

“Unë mendoj se ka qenë mbi 70% humbja vetëm për periudhën e plazhit. Turet, ekskursionet itineraret në Shqipëri që kapin me mijëra lëvizje këtë vit kanë qenë zero”, shprehet ai.

Sezoni veror u mbyll me 15 nëntor zyrtarisht, pas shtyrjes që iu bë nga ministri Klosi, por eksperti thotë se praktikisht ky zgjatim nuk u vu në zbatim.

“Kushdo që dëshiron që të ketë turistë jashtë sezonit veror duhet të mendohet mirë për të përcaktuar strategji, plan mbështetje, instrumente nxitëse që ky sezon të zgjerohet, jo me dëshira por më subvencione”, pohon Vathi.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turist: 21/11/2020 16:04

    Po mire, cfare propozojne keta zoterinjte? Te lene njerezit koken neper udhetime qe te bejne leke keta? Te gjitheve na jane prishur planet, fitimet dhe terezia, nga keta vajten numrat ku vajten se s'moren masa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë