As nuk flet dhe as nuk dëgjon zhduket 23-vjeçari Llazar Palla! Vëllai në ’Pa Gjurmë’: Jemi të shqetësuar, ai ka frikë dhe nga errësira

Një i ri nga Berati rezulton i humbur që prej datës 12 mars 2022. Llazar Palla doli nga oborri i banesës në fshatin Sqepur pasditen e të shtunës së kaluar dhe u zhduk në pak minuta. 23-vjeçari i cili as nuk flet dhe as nuk dëgjon është parë nga bashkëfshatarët teksa zbriste rrugën në të dalë në fshtatit. Në studion e emisionit “Pa Gjurmë” vëllai i tij Flori Palla tregoi me detaje momentet e fundit që Llazari humbi nga sytë e familjarëve.

Para 3 ditësh, të shtunën e kaluar pasdreke u ngrit nga gjumi dhe kërkoi për të nrgrënë dhe nënës i kërkoi t’i shtronte tavolinën. Qëndroi pak dhe doli në oborr të pinte një cigare. Ishte ora 5 pasdite. Babai ishte duke punuar te toka dhe kur u kthye në shtëpi, 10 minuta pasi kishte dalë Llazari për të pirë cigare, nuk e gjen aty. U alarmuam dhe u bëmë merak për të”, - tregoi në studio Flori Palla, vëllai i të humburit.

Sapo mësuan që djali 23-vjeçar nuk ndodhej në shtëpi, familja Palla nisi kërkimet në terren. Në fshatin Sqepur ditën që u zhduk, e kishin parë dy fqinjë, ndërsa sinjale për gjurmët e tij familja mori edhe nga kryeqyteti.

Atë ditë që humbi gjurmët e kishin parë dy fshatarë të moshës së tij. I kishte dhënë njëri një cigare dhe më pas ai kishte ikur. Më pas mori rrugën për nga shtëpia e xhaxhait, aty ku ishte parë dhe një një tjetër fqinj. Nuk e dimë ku mund të ketë shkuar, pasi ai nuk është larguar kurrë më parë, për më tepër që kishte frikë nga errësira. Ai është djalë i qetë dhe nuk ngacmonte njeri. Nuk ka probleme të shëndetit mendor, por nuk flet dhe as nuk dëgjon. Në Tiranë kemi ardhur gjithashtu, pasi mbërriti një informacion për një person që ngjasonte me vëllain tonë, por nuk ishte ai. Edhe në Berat dhe Fier kemi bërë kërkime, por asgjë deri më tani”, - u shpreh vëllai i Llazarit.

I riu nga Berati është larguar me shpapka dhe ka patur të veshur një palë tuta sportive ngjyrë gri dhe një bluzë të hollë të së njëjtës ngjyrë. Me vete nuk ka as telefoni, por as edhe ndonjë mjet identifikimi. Është i gjatë 173-174 cm i gjatë, sytë i ka të zinj dhe mban mjekër. Llazari është djali i vogël i familjes Palla. Familjarët kanë bërë një denoncim edhe në policinë e Beratit, por ende deri më tani nuk kanë mundur të marin asnjë informacion.

Kush ka informacion për 23-vjeçarin nga Dimali lutemi të na kontaktoni në:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, nga e hëna në të premte ora 15:30-17:00

 

Pa gjurmë/ Emisioni i plotë 

O.D./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja