Asambleja e PS/ Rama: Skuadër e re për zgjedhjet 2025, e nxorëm Shqipërinë nga gropa e 11 viteve më parë

 

Kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi një skuadër të re për zgjedhjet parlamentare të 2025. Në Asamblenë e PS në Durrës, Rama tha se PS sot ka më shumë se kurrë nevojë për një skuadër të re, ndërsa foli edhe për qeverisjen duke thënë se e nxorën PS nga gropa e 11 vite më parë.

“Ambicia për ta përmirësuar, përgatitjet nisura shumë herët për zgjedhjet me organizimin dhe ripërtëritjen e organizatat e PS, na janë kthyer në fitore edhe më domethënëse në vijim. Fitorja nuk i takon atij që vetëm e do, por atij që e do aq shumë sa është gati të bëjë gjithçka për ta marrë. Ne kemi fituar sa askush tjetër më parë dhe si asnjë parti tjetër shqiptare sepse nuk na ka mjaftuar asnjëherë PS siç është pas një fitore por jemi përpjekur të bëjmë gati PS që na duhet për fitoren e radhës. Eksperienca jonë është e madhe. Por më të madhe se eksperiencën ne kemi sot nevojën për forcën për ta ndryshuar më shumë se asnjëherë më parë skuadrën që do bëjmë gati për fitoren e mandatit të 4. Sot ka ardhur koha e natyrshme që një brez më i ri se ky që ka përfaqësuar PS e këtyre 10 viteve të ketë më shumë vend në përfaqësimin e PS së 4 viteve të ardhshme. Asnjë forcë e vjetër apo e re nuk e ka asgjëkund të krahasueshme mundësinë e vet. Me fuqinë e PS për të qenë partia më e vjetër dhe më e re e Shqipërisë pluraliste. Kush mendon ndryshe shikon një film në errësirën e kinemasë dhe mllefit politik. Por ai film mbaron sapo ndizen dritat e këtij realiteti të këtij vendi me gjithë ato sfida i cili pa PS në qeveri mund të kthehet vetëm në errësirën e filmit që shqiptarët panë deri kur ne e nxorëm Shqipërinë nga gropa e 11 viteve më parë. Ky është fakt për të gjithë ata që kanë interes për faktet. Shtetbërja nuk është lojë fjalësh, as garë se kush shan akuzon apo premton më shumë pa pasur asgjë në dorë për të kapur pushtetin, por është një e përpjetë ku ngjitet vetëm kush e ka vizonin dhe rezistencën për të mos u dorëzuar, të cilat vetëm rriten në ngjitjen drejt majës”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura, të rinjtë tek e mbyllura! PD merr më pak mandate se në '97! Zgjidhet sekretariati, po votohet kryesia! (EMRAT)


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama e caktoi drejtues politik të Shkodrës, Benet Beci: Detyrë sfiduese, do jap maksimumin për zhvillimin e këtij qarku

Rama e caktoi drejtues politik të Shkodrës, Benet Beci: Detyrë sfiduese, do jap maksimumin për zhvillimin e këtij qarku