Asambleja, Tahiri: Koalicioni
ynë jo partitë, por me shqiptarët

Asambleja, Tahiri: Koalicioni<br />ynë jo partitë, por me shqiptarët
TIRANE-Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në emër të Partisë Socialiste të Tiranës ka bërë një fjalim të zjarrtë në Asamblenë Socialiste ku nuk kanë munguar dhe ironia ndaj LSI.

Sipas Tahirit, shqipratë janë aleati më i fuqishëm për PS dhe jo partitë që punojnë vetëm për vota.

 “Besimin e qytetarëve kam gjetur forcën për t'u ngritur mbi çdo sfidë. Sot e them me plot gojën se e nxorrëm policinë nga rrënimi ku ndodhej. Miqtë e mi, kthehuni vetëm 4 vjet më parë dhe kujtoni ditët që jetonit në atë kohë, Shqipëria kishte shumë rrënim, por shumë shpresë, shumë padrejtësi, por shumë dëshirë për të ndryshuar. Dalin ca që pushtetin e duan në çadër e ca në tavolinë, i kuptoj të gjithë, por gjëegjëza e shqiptarit është se nuk ka koalicion më të fuqishëm se koalicioni ynë, nuk ka parti aleat më të rëndësishme se shqiptarët, se aleanca jonë më shqiptarët. Ne duam koalicion për shqiptarët dhe jo korridoret e politikës'',-u shpreh Tahiri. 

Tahiri nuk rezervoi në fjalën e tij dhe elozhet për kryeministrin Edi Rama.
“Është kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave. Kryeministri më i mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Një kryeministër i madh, ky ëhstë Edi Rama, që kam fatin e madh të punoj me të”.

FJALA E PLOTE E TAHIRIT NE ASAMBNLENE E PS

Mirëseerdhët, e në këto 75 ditë, punë të mbarë në cdo cep të shqipërisë për fitoren e PS
Përpara se të filloj, dua të them diccka që për mua ka shumë vlerë; sepse sinqerisht, do doja të takoja, ti jepja dorën e të përqafoja secilin prej jush e çdo anëtarë të PS, t’u falenderoja me përulje e gjithë forcën time për besimin që më dhatë në çdo ditë të detyrën sime si Ministër i Brendshëm.
Thonë se kush nuk punon, nuk gabon kurrë. Por në çdo sfidë të punës time, me besimin e secilit prej jush e akoma më shumë të qytetarëve, kam gjetur forcën për të kaluar mbi kaosin që gjetëm e që na sollën, për të ndërtuar bashkë rrugën e duhur.

E sot, mund ta them me plot gojën, se ne ia dolëm të nxjerim policinë nga rrënimi për të ndërtuar Policinë që Duam, ndaj Faleminderit! Faleminderit shume vërtetë.

Miqte e mi
Kthehuni vetëm për një cast 4 vjet më parë. Kujtoni ditët që jetonim atë kohë.
Kishte shumë rrënim, por kishte shumë shpresë.

Kishte shumë të papunë, por kishte shumë energji.
Kishte shumë varfëri, por kishte shumë forcë.

Kishte shumë padrejtësi, por kishte shumë ideal.
Nuk kishte shtet, por kishte njerëz. Jo pak, por shumë, shumica dërrmuese e shqiptarëve.
Burra, gra, të rinj e të reja, pensionist, veteranë, ish ushtarakë e të përndjekur, që bashkë me ne kishin nisur një rrugë të re,  për një Shqipëri më të mirë.

Një rrugë që e dinim të vështirë, por askush prej nesh nuk e dinte kaq të vështirë.
Në një Shqipëri të shkatërruar, që askush nuk e dinte sa shumë e kishin shkatërruar.

Që atëherë, ka kaluar plot kohë, për të punuar, për të parë e kuptuar.
Se si çdo reformë e bërë, u bë pasqyra më e mirë për të dalluar ata që e donin Shiqipërinë, nga ata që donin pushtetin.
Cdo punë e kryer u bë vija që ndante ata që donin të punonin, me ata që donin të përfitonin.

cdo qytetar që merrte ç'kishte pritur prej vitesh e kurrë se kishte marrë, u kthye në provën më të madhe për të dalluar ata që punonin për njërëzit e thjeshtë, nga ata që punonin për vete dhe oligarkët që mbijetojnë falë tyre.
çdo e vërtetë, u bë mënyra më e mirë për të parë sa e madhe është gënjeshtra që bredh më shpejtë se shumë të vërteta bashkë.
Sa e fortë shpifja, sa i hidhur llumi që të hedhin, duke të të dhënë dorën ti bashkohesh atij pisllëkut të politikës së madhe, ku ata që nuk kanë punuar kurrë e mbijetojnë gjithmonë, bashkë me ata që janë majmur karrigeve e drejtësisë prap i shpëtojnë gjithmonë, dinë të bëhen bashkë, për të ruajtur njëri-tjetrin duke shpërndar baltën e tyre mbi këdo tjetër.
Janë dy botë komplet të ndara, por që takohen si mos më keq, ose te kutia e televizorit, ose te kutia e votimit.
është shqipëria e atyre që punojnë, që sakrifica e përditshme nuk u mjafton ende, por punojnë e besojnë te puna, përballë Shqipërisë së atyre që flasin e flasin e flasin, jo për të thënë të vërtetën, por për të bërë një gënjeshtër më të madhe se ajo që kanë thënë një ditë më parë.
Shqipëria të papunëve, që varfërinë e kanë ende në mes të shtëpisë, por që një ekonomi më e fortë do ndezë shpresën për mijra vende të reja pune, përballë shqipërisë së atyre që varfërinë e kanë ose për deklaratë pasurie ose me varfërinë bëjnë politikë, madje dhe parti.

Shqipëria e nxënësve dhe studentëve që sot edukohen sipas meritës, sepse nesër do punësohen sipas meritës dhe shqipëria e atyre që me nxënësit e studentët mbajnë gjallë fjalime, gënjshtra, forume, parti dhe vota.

Shqipëria e atyre që kanë rroga të pamjaftueshme, dhe pse i kemi rritur pagat më shumë se të gjitha qeveritë e kaluara të marra bashkë, dhe shqipëria e atyre që rrogën e fitojnë duke penguar e prishur punë, duke baltosur, duke sharë e gënjyer.

Eshtë shqipëria e të vërtetave të thjeshta, të njerëzve në fshatra, lagje, rrugë e rrugica, që problemet e ditës i zgjidhin pa zhurmë e pa burie, me shqipërinë e politikës së madhe, të rrëmujës nga koridoret e politikës te kutia e TV, me çadra për krizë me zhurmë apo tryeza e takime për intriga pa zhurmë.
Eshtë shqipëria e nënave, baballarëve e fëmijëve që jetojnë me dinjitetin e shqipëtarit pavarësisht vështirësive, e emigrantëve që sot shërbehen, përballë shqipërisë ku familja në pushtet po kap 3 breza e bashkë kapin shtetin për mos iu dorëzuar drejtësisë, apo shqipërisë së konsujve që për meritë kishin vetëm mbiemrin e babit, mamit, vjerrit apo vjerrës.
E pensionistëve që pensioni nuk i del ende, pavarësisht se është rritur, por që ilaçet i blejnë më lirë, me shqipërinë e politikanëve që refuzojnë të dalin në pension, duke i ndenjur kalaqafë me 1001 të zeza këtij vendin, që nga 1990 deri sot.
është shteti që po ndërtojmë nga themelet, me polici që njeh veç ligjin, me qytetarë të barabartë para ligjit si para policit, ashtu dhe para zyrës së taksave apo faturës së energjisë, përballë shtetit të shkatërruar që u lanë shqiptarëve për taksirat.

Janë ende dy botë, por që do takohen përsëri, kësaj rradhe më shumë sesa te kutia e TV, te kutia e votave në 18 qershor.

Shumë kemi bërë, e nuk ka për tu mburrur, por sigurisht ka plot për të qënë krenarë. Ashtu siç e di që ka shumë njerëz që presin më shumë, ka plot të tjerë që kërkojnë prej nesh të bëjmë ç'nuk kemi bërë ende.
Ndjesë, çdo socialisti e çdo qytetari, për çdo punë që nuk kemi bërë ende, por sa më shumë punë të kemi për të bërë, e të tilla plot do kemi, aq më shumë duhet të bëhemi bashkë, në çdo llagje e çdo shtëpi, për të vazhduar rrugën që kemi nisur, e për të mos lejuar kthim pas.
Ndjesë nqs ka punë që i kemi bërë gabim, por sa më e madhe vështirësia, sa më të mëdha pengesat, aq më të fortë duhet të bëhemi, aq më shumë duhet të bëhemi, aq tepër duhet të bashkohemi, sepse çdo punë e bëjmë më mirë nqs përveshim mëngët të gjithë bashkë, pa dallim.
Ndjesë nqs ju ka dalë përballë ndonjë drejtor a zyrtar që nuk është sjellë si duhet, nuk ka shërbyër si duhet. Zyra dhe karrigia e tij, nuk është shqipëria që duam, ndaj atë zyrtarin e korruptuar apo drejtorin fodull, e kemi motivin më të mirë të bëhemi bashkë, të luftojmë bashkë atë e këdo tjetër, të fitojmë bashkë e ti çojmë prej leckash nga karrigia e para drejtësisë secilin prej atyre që na nxin faqen ne e këtij vendi.
Por, le të mos harrojmë kurrë sa shumë kemi për të humbur, nqs bëjmë vetëm një hap të vogël pas.
Ka shumë të tjerë mes jush me moshën dhe eksperiencën për të bërë përmbledhjen e dekadave të fundit, por unë e di shumë mirë se përballë kemi të njëjtët njerëz që pa egzagjerim nga 1990 e jo vetëm, e deri tani, i rrijnë mbi kokë këtij populli, duke shkatërrruar e djegur breza të tërë të rinjsh që kishin të gjithë të drejtën të jetonin në një shqipëri më moderne, me një shtet më të fortë, me më shumë punësim e më shumë mirëqënie, e që tani mezi presin të gjitha këto të ndodhin bashkë me ne.
Përball, herë në shqup, herë në ccadër e jo vetëm, kemi të njëjtët që vetëm para 3 vjetësh, ishin për vite me rradhë në pushtet.

E që sot mbajnë njëri tjetrin për tu fshehur nga drejtësia, sepse ccdo punë e jona ka bërë bashkë të gjithë të korruptuarit që në çadër apo në ndonjë zyrë, fusin kokën për tu mbrojtur nga drejtësia.
Ata kanë bërë zgjedhjen e tyre, ne tonën. 
Ata gjyqtarët e korruptuar, ne qytetarët. 
Shqipëria nuk mund të kthehet pas. Ne jo, e as shqiptarët nuk do kthehen pas.
Ne kemi një rrugë për të bërë, e asnjë pengesë, në çadër, koridore a tavolinë, nuk do na ndalë dot kurrë për shtetin që duam, për ekonominë që duam, policinë që duam, për drejtësinë që duam.
Sepse jemi ne që duam qytetarin që do legalizimin e shtëpisë, jo atë që do legalizmin e partisë e as pushtetit.

Ne duam qytetarin që do punë, ekonomi e mirëqënie, jo atë që bën politikë me varfërinë e që varfërinë e blen më lirë për vota.

Ne duam gjimnazistin që do shkollë, studentin që do punë, sesa politikanin pa shkollë që ka frikë mos ngelet dhe pa punë.

Në duam ata që Shqipërinë e duan më të denjë, më të drejtë, sesa ata që në politikë fshihen nga drejtësia e dinjitetin e kanë shitur njëlloj siç shet gjyqtari i korruptuar vendimet.

Ne jemi pa diskutim më shumë, dhe jemi më të fortë.

Ata mund të jenë më të fortë te koridoret e politikës apo te kutia e TV. Ne jemi më të fortë këtu, me njëri tjetrin, e bashkë jemi më të fortë në çdo rrugë e rrugicë, qytet e fshat, në çdo lagje. 

Ne do jemi më të fortë në 18 qershor te kutia ku vota e çdo qytetari do vendosë, jo pak por fatin e shqipërisë për të paktën 10 vitet e ardhshme.

Miqte e mi,

Nuk ka ditë e takim të mos dëgjoj një kërkesë nga socialistët. Mos hyni në zgjedhje me këtë apo atë parti. Mos bëni koalicion me këtë apo atë parti, e plot të tjera të ngjashme.
I kuptoj të gjithë. Kur nga kutia e TV të dalin ca që duan pushtet në çadër e ca që duan pushtet në tavolinë, rremuja bëhet më e madhe.
Gjeagjëza e koalicioneve bëhet për të hutuar secilin prej jush nga puna.
Sepse në e dimë e të gjithë e dinë se nuk ka koalicion më të rëndësishëm se ai që kemi me çdo qytetar në çdo qendër votimi;

Se nuk ka parti më të rëndësishme se qytetarët, nuk ka aleat më të fortë se burrat dhe gratë, të rinjtë e të rejat në çdo qendër votimi.

Në qendrën e votimit, në cdo lagje, në cdo rrugë, në fshat apo qytet, ndajeni mendjen, nuk kemi asnjë aleat tjetër veç qytetarëve.

Kush do legalizimin e shtëpisë, është aleati ynë. Kush do certifikatën e pronësisë, është aleati ynë. Kush do punë, paga, dinjitet, mirqënie, është aleati ynë.
Kush do shtet të fortë, drejtësi të pakorruptuar, kush do barazi para ligjit, ai është aleati ynë.
Kush do Shqipëri më të mirë, jo më të lirë, ai është aleati ynë.
Sepse ne nuk duam, e aq më pak shqipëtarët nuk duan një koalicion për të mbledhur vota e për të fituar. Ne duam koalicion për të qeverisur e për të punuar.
Ndaj sot jemi më të fortë, jemi më shumë, sot jemi më të qartë për shqipërinë që duam. 
Kemi qeverinë më të përkushtuar në 25 vjetët e fundit. Kryetarë bashkie dhe administratorët më të mirë në 25 vitet e fundit. 
Kemi kryeministrin sot, e për kë nuk e ka kuptuar ende, kryeministër nesër pas 18 qershorit, jo nga korridoret e politikës, por nga vota e shqipëtarëve që duan punë, jo gjumë.

PS është më e fortë se kurrë, e bashkë me shqiptarët, do fitojmë më shumë se kurrë.

Kush ka dyshim, ta marrë vesh se edhe vetëm fitojmë e do fitojmë.
Me të gjithë përballë, PS do fitojë. 
Me të gjithë përballë, qytetarët do fitojnë.
Në Tiranë e në gjithë shqipërinë, nga Tropoja deri në Vlorë. 

Ndaj këto 75 ditë, na mbetet vetëm një punë. Të trokasim derë më derë, të bëhemi bashkë në ccdo cep të shqipërisë, të flasim me ccdo familje, me ccdo burrë e grua, me të rinjtë, 

Të bashkojmë energjinë dhe dinjitetin e shqiptarëve të ndeshëm, e në 18 qershor të fitojmë siç shqipëria e meriton, sicc shqiptarët e meritojnë. 

Në 18 qershor, ka vetëm një alternativë, PS dhe shqipëria që kemi ëndërruar e bashkë do bëjmë realitet. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Do ikte nga Kakavija me 29 mijë euro në zarf! Procedohet 43-vjeçari banues në Greqi

Do ikte nga Kakavija me 29 mijë euro në zarf! Procedohet 43-vjeçari banues në Greqi