Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret

Partia Agrare Ambientaliste mbajti sot Asamblenë Zgjedhore. Në përfundim mbajti për mediat një prononcim, kreu i kësaj partie Agron Duka.

Ai u shpreh do bëhet çështë e mundur edhe me tryezën opozitare të justifikoj besimin që i kanë dhënë si koordinator.

'Shpresojmë që në të ardhmen rezultatet të jenë akoma më të mëdha dhe të jemi faktor politikë për momentin dhe në vazhdimësi. Shpreha kënaqësinë që unë jam propozuar si një koordinator i tryezës opozitare dhe do të bëj çështë e mundur që këtë besim që më kanë dhënë aleatët e kësaj tryeze opozitare ta justifikoj', tha Duka.

Problematikat që duhet të merret partia e tij sipas Dukës është patjetër bujqësia dhe çdo anëtar duhet të evidentoj dhe të japi zgjidhje.

'Ne jemi opozitës dhe jemi kritikë ndaj qeverisë. Të jesh kritikë ndaj qeverisë është shumë e thjeshtë pasi ka shumë e shumë probleme korrupsioni. Sa i përket problemeve që merret Partia Agrare Ambientaliste siç janë bujqësia dhe mjedisi. Problematikat janë shumë të mëdha. Bujqit sot hedhin prodhimet e tyre, për shkak të kostove të larta.

Kemi propozuar që të ketë subvencione direkte në vend të subvencioneve me aplikim. Duhet shtuar fondi i subvencioneve, duhet bërë mbi 100 milionë aq sa e kanë vendet e rajonit. Duhet ndryshuar skema e TVSH-së, ndërsa për mjedisin problemet janë akoma më të mëdha. Vazhdojnë e hidhen mbetjet në mënyrë të ç’organizuar, shërbejnë ato shtretërit e lumenjve si mbetje', shton kreu i PAA-së.

Tashmë PAA ka 52 këshilltarë në këshillat bashkiakë dhe pret një rezultat të suksesshëm edhe në zgjedhjet parlamentare të 2025.

'Ajo që unë shtrova anëtarëve të asamblesë dhe gjithë anëtarëve të PAA dhe gjithë anëtarëve të tyre është që këto lloj problemesh me të cilat merret partia jonë duhet të evidentohen dhe të jepen si rrugëzgjidhje. Nuk mund të themi se jemi anonim sepse kemi 52 këshilltarë. Kjo asamble do të shërbejë për të rigjallëruar PAA në të gjitha drejtimet për këto që thamë', përfundon Duka.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar