Kaosi në Kuvend, Flamur Noka flet për skenarët: Po shkojmë drejt mosbindjes civile! Pati nxitje për përplasje fizike! Duka: Të afrohemi dhe me Bashën

Flamur Noka është një prej deputetëve demokratë të krahut mbështetës të Sali Berishës që zbatoi planin për të penguar zhvillimin e seancës duke thyer karrige dhe krijuar kaos.

I ftuar mbrëmjen e së enjtes, 19 tetor,  në emisionin “Frontline” në Report Tv me Marsela Karapançon, Noka tha se me këtë "aksion të ri" synojnë të kthejnë Kuvendin në binarë. 

“Ai nuk është më parlament është një strofull e mafies sepse parlamenti funksionon mbi rregullore. Ne do ta kthejmë në binarët Kushtetues atë parlament me çdo çmimim me çdo kusht me çdo rrethanë”.

Kaosin e krijuar në Kuvend e justifikon se u bë me qëllimin se sipas tij u janë mohuar të drejta në parlament. Gjithashtu Noka u shpreh se nga ana e maxhorancës sot ka pasur nxitje për përplasje fizike.

“Kur nuk të jepet zëri, nuk ke si e tregon fuqinë. Ajo duhet të më japë të drejtat e mia kushtetuese dhe ligjore. Dhe unë pastaj të tregoj veten, kur këto më mohohen gjithmonë. Sot ka pasur nxitje për përplasje fizike në seancë. Sepse vetë ministri i Brendshëm u ngjit atje. Demokracia vuan, lëngon në Shqipëri. A kam të drejtë të ngre komision hetimor? A e din ti që gjashtë herë kam tentuar ta bëj dhe nuk është bërë, më është rrëzuar kërkse. A është normale që Rama të më caktojë mua se kush do jetë kryetari im?”, tha Noka në Report Tv.

I bindur se nuk do ndalen, Noka foli dhe për skenarët e ardhshëm të opozitës në vijimin e aksionit. 

"Drejt mosbindjes civile do shkohet. Kjo formë është mosbindje ndaj dhunës dhe arbitraritetit. Koalicioni do të krijojë një front opozitar dhe pastaj një front qytetar", shtoi Noka.

Për kreun e PAA-së Agron Duka, plani i sotëm për të bllokuar seancën plenare kishte për qëllim zhbllokimin e Kuvendit.

“ Nuk janë veprime ekstreme. Radikalizmi është diçka shumë e madhe. Unë mendoj që ky lloj veprimi në një farë mënyre ishte i përligjur dhe nuk bllokon institucionet. Ne kërkojmë zhbllokimin e institucioneve.”

Vendimin e komisionit të Etikës për përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës, Duka e quan jo të ndershëm.

“Ata kanë marrë një vendim jo logjik, jo të ndershëm. Nëse i referohen rregullores së parlamentit mund të kenë të drejtë për një ose dy, por jo për 23 deputetë".

“Vendimet dhe takimet që kemi bërë janë njëfarë thirrje për bashkim. Duke u afruar njëri me tjetrin krijojmë njëfarë fryme. Unë nuk shoh ndonjë rrugë tjetër. Nëse do të vazhdojmë me garën duke luftuar njëri tjetrin ne Bashën e Basha ne s’do shkojmë asgjëkundi. Unë personalisht do isha gati që të afroheshim dhe me Bashën”, shtoi Duka.

Analisti Ervis Iljazaj tërhoqi vëmendjen për zvarritjen e çështjes së drejtimit të PD në gjykatë. Ai e quan të qëllimshme.

“Ne jemi në një rast të veçantë që s’ka ndodhur asnjëherë në 33 vite që partia e regjistruar deri më sot në Gjykatë është në kundërshtim me pjesën më të madhe të grupit. Në 33 vite partia propozon dhe grupi vendos. Pse? Ti nuk mund të përfaqësosh një subjekt ligjor pa miratimin e asaj partie. Është A-ja e përfaqësimit. Është një turp që gjykatat shqiptare zvarrisin pafund çështjen e legjitimitetit të PD. PD është një aset kombëtar është partia e themelimit të pluralizmit në Shqipëri. Gjykatat duhet të lënë çdo gjyq tjetër dhe ta kenë prioritet çështjen e gjyqeve të PD. Është turp. Është strategji për ta mbajtur varur çështjen e legjitimitetit”, shtoi Iljazaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Fitim Zekthi: Gaz Bardhi do të marrë vendin e Flamur Nokës! Lufta brenda llojit duhet të ndalet

 

Anëtari i kryesisë së PD Fitim Zekthi në emisionin “Frontline” në Report Tv tha se kaosi i krijuar nga opozita sot në parlament tregon natyrën arrogante që ka pushteti politik në Shqipëri.

“Pamjet që pamë ne janë të shpeshta në parlament, nuk është gjë e re, ka patur bilbila, daulle. Si pamje nuk janë të reja. Këto pamje tregojnë dy gjëra. Së pari natyrën e pushtetit politik në Shqipëri që gjithmonë ka qenë arrogant. Kjo opozitë që shohim ne në parlament s'ka fuqi që ti bëjë qytetarët të kthejnë kokën nga ata, prandaj bën këto gjëra. Nga këto protesta mund të ketë edhe në kongresin amerikan. Unë nuk e kam hallin te kjo, por e kam hallin te disa njerëz që kanë nevojë për një protagonizëm brenda PD”, tha Zekthi.

Ndalur te lufta e brendshme në PD, Zekthi tha se duhet të ndalet. Për Gaz Bardhin që tashmë është pozicionuar krah Sali Berishën, Zekthi tha se tha se kërkon që t’i zërë vendin Flamur Nokës.

“Gaz Bardhi do të marrë vendin e Flamurit dhe prandaj bën kështu. Lufta brenda llojit duhet të ndalet. Nuk e di nëse Noka e ka kuptuar këtë”, tha Zekthi.

Ora 22:16
Nga bllokimi i seancës te greva e urisë në parlament? Flamur Noka flet për skenarët e aksionit të opozitës: Po shkojmë drejt mosbindjes civile! Do krijojmë dy fronte

 

Deputeti i PD Flamur Noka nga studioja e “Frontline” në Report Tv i pyetur për skenarët e opozitës për të vijuar aksionin në parlament tha se i vetmi që përjashtohet është bojkoti. Ai nuk përjashtoi as grevën e urisë megjithëse nuk dha një përgjigje pa u konsultuar me grupin e PD.

“Bllokimi i  seancave. Letër kacelarive, po punojmë, është ngritur një grup që po punon. Përveç këtyre të dyjave që thatë asgjë nuk është vendosur. Nuk mund të flas unë në emër të grupit se do mblidhet grupi (kur pyetet për grevën).

Ai  reagim që patë ju është reagim thjesht për të thënë se ky parlament ka dalë jashtë binarëve dhe se duhet të kthehet në binarë. Thjesht gjetëm formën për të ndërhyrë që të dëgjohemi se po të ishim poshtë do të vazhdonin ata siç e dini ju pa denjuar fare të na konsideroni se jemi, duke ngritur karta. Nuk kemi marrë karta, për të vjedhur shquhen ata. Hajduti ankohet gjithmonë. Ne nuk e njohim vjedhjen. Është një formë format do ti diversifikojmë.

Drejt mosbindjes civile do shkohet. Kjo formë është mosbindje ndaj dhunës dhe arbitraritetit. Koalicioni do të krijojë një front opozitar dhe pastaj një front qytetar.

Bojkoti nuk ekziston. I vetmi i përjashtuar nga skenarët është bojkoti”

Ora 21:55
‘Nëse nuk doni të digjet salla, ktheni dritat’, Flamur Noka nuk tërhiqet: Do t’i vijë radha nëse nuk respektojnë Kushtetutën

 

Uzurpimi i sallës së parlamentit nga opozita bëri që seanca të shtyhej ende pa filluar, ndërsa deputetët e PD vijuan qëndresën, ndonëse administrata e Kuvendit uli automatin duke fikur dritat. Në një video live në facebook, dëgjohet Flamur Noka i cili kërcënon duke thënë “Nëse nuk doni të digjet salla, ktheni dritat”. I pyetur në emisionin “Frontline” në Report Tv mbi këtë deklaratë ai nuk u tërhoq nga ajo që tha.

“ Do ti vijë radha nëse nuk e respektojnë kushtetutën . Nëse nuk respektojnë kushtetutën ajo do jetë asgjë para asaj që do bëjmë”, tha Noka.

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 20/10/2023 09:58

    Po pse nga 10 vjet ne opuzit????cfar ka ber ky shpellar s'ka qen mos bindje civile digj e shkaterro cdo gje????????????? Po pse me 200 legena qe i shkojn pas do bej mosbindje civile ky rrugac qe ka drejtuar edhe rendin dhe gjoja pretendojn te drejtojn perseri. Po ik mor hale se qelbet dynjan dhe s'ka nge njeri te meret me ju.

    Përgjigju
  • Muli_OTR: 20/10/2023 01:35

    Mos bani mosbindje civile mulo se kam info se do ju helmoje ramsi si helmohen Mejt ene keni me cof siper njani tjetrit si psh. sala siper stresit, ti siper bardhit edhe ata tjeret siper jush o ju fsha gjakun e spijunave qe jeni se jeni t mallkum nga Shqiptart e vertet edhe kurr soji juj ska me iu gzu jetes e keni me u faru as eshtrat sdo u gjinden

    Përgjigju
  • Linda: 19/10/2023 22:39

    Po ca po prrallis ky per vjedhjet dhe ben si i pa fajshem dhe i ndershem Berisha hyri ne politik me nje pardesy te gjate dhe sot nuk kane te numeruar komplekset e pallateve dhe pasurit me leket qe vodhi!Ministri Sales ishte ky dhe i di shume mire sa jane vjedhur dhe zhdukur e sa jane vrare me urdher te Berishes! E dine dhe bufat se cfare drejton Shkelzen Berisha dhe besojn se me rremuja do mbulojn gjyrmet e tij!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin