/ATSH/- Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me drejtues të Korporatave Federale të Sigurimit të Depozitave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, si dhe sigurues europianë me përvojë si Polonia dhe Zvicra kanë nisur të martën diskutimet mbi skemën e sigurimit të depozitave.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Toni Gogu, thotë se skema e sigurimit të depozitave paraqitet më e konsoliduar edhe falë zhvillimeve të rëndësishme si ndryshimet ligjore dhe marrëveshja për linjën e gatshme të kredisë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Sipas tij, në seminarin treditor do të diskutohet rreth çështjes më themelore për skemat e sigurimit të depozitave, mënyrave për të siguruar fonde në rast nevoje.
Guvernatorja në detyrë e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni, shprehet se në vitet e fundit, Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka hedhur hapa të rëndësishëm përpara për forcimin e kapaciteteve të institucionit, por edhe për shtimin e mjeteve financiare, për të arritur nivelet e kërkuara ligjërisht.
Depozitat e individëve në sistemin bankar shqiptar garantohen 100% deri në shumën e 2.5 milionë lekëve, përmes sigurimit të bankave tregtare në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.
/Shqiptarja.com