Kryeministri bullgar Bojko Borisov, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, deklaroi se vendi i tij ka një interes të veçantë për të importuar bitum nga Shqipëria, madje, mund të blinte të gjithë prodhimin e minierës së Selenicës. Fjala është për një sasi tepër të kufizuar, prej rreth 5 mijë tonësh në vit produkte bituminoze, të gatshme për t’u përdorur për rrugët, por një deklaratë të tillë agjencia bullgare e lajmeve “Novinite” e cilësoi “diplomacia e asfaltit”, duke u nisur, me sa duket, nga prapaskena e kësaj deklarate.
Borisov deklaroi se, edhe pse janë asfaltuar që para 30 vitesh me bitum të prodhuar në Shqipëri, rrugët bullgare nuk kanë qoftë edhe një gërvishje. Në postin e kryeministrit të Bullgarisë, ai ka përcaktuar ndërtimin e rrugëve si një pikat kyç të strategjisë qeveritare, por një gjë e tillë ka lidhje direkte edhe me pozicionin e tij si një biznesmen ndërtimesh. Një vit më parë, një ndër mesazhet e dala nga Wikileaks lidhur me ish-kryetarin e Bashkisë së Sofjes Borisov, kryeministrin aktual, kishte të bënte me njoftimin që ambasada amerikane në Sofje i transmetonte Uashingtonit lidhur me kërkesën e tij ndaj kreut të kompanisë ruse LUKOIL, Valentin Zllatjev, për asfalt që ta përdorte për rrugët e kryeqytetit. Kjo kërkesë ishte plotësuar, në shkëmbim të terreneve falas që i ishin dhënë nga Bashkia LUKOIL-it për ndërtimin e pikave të reja të karburantit.
Lidhjet me kreun e kompanisë gjigande të naftës, sipas ambasadës, nuk ishin pa një sfond korrupsioni, ndërkohë që Borisov akuzohej edhe për trafik substancash narkotike, si amfetaminat e lidhje të tjera me kriminelë të njohur bullgarë, si Mlladen Mihaljev apo Rumen Nikollov.
Agjencia bullgare “Novinite” nuk e ka përdorur më kot fjalën “diplomaci e asfaltit”. Nga pikëpamja e biznesit, 5 mijë ton që prodhon në vit miniera e Selenicës janë të papërfillshme, megjithatë kryeministri bullgar nuk harroi të japë OK e tij për votën bullgare lidhur me marrjen nga Shqipëria të statusit të kandidatit në BE, ku ky vend ballkanik tashmë është anëtar. Duke mbajtur parasysh rastin e LUKOIL-it, mund të mendohet se kreut të Ekzekutivit bullgar i është premtuar diçka përtej asfaltit, që ka lidhje, këtë herë, me diplomacinë. Që mund të ketë lidhje me një komunitet bullgar të pretenduar në Shqipëri apo thjesht me koncensione minerare apo energjetike shqiptare.
Berisha, siç ka ndodhur me Greqinë në të kaluarën, nuk përton t’iu përgjigjet pozitivisht të gjithë kërkesave të tilla, mjaft që të ketë mundësinë të marrë një votë plus në Bashkimin Evropian.
Por, në rast se me asfaltin shumë cilësor shqiptar do të shtroheshin ato rrugë të Bullgarisë, që ende kanë mbetur pa shtruar, ku mendon Berisha ta marrë asfaltin për rrugët shqiptare, që ende janë në fazë fillestare shtrimi? Për këtë pyetje, qeveria shqiptare do të kishte po aq pak mundësi përgjigjeje, sa edhe për ujrat që kërkon t’i falë Greqisë. Është gjë e mirë të negociosh me të huajt, por nuk është aq e mirë t’i japësh ngjyrën e asfaltit diplomacisë.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com