TIRANE - Situata e trafikut të rënduar të dy ditëve të fundit në mbikalimin e Kamzës, është normalizuar gjatë ditës së djeshme. Radhët e gjata të mjeteve u krijuan gjatë premtes dhe të shtunës, nga riasfaltimi i segmentit mbikalimi i Kamzës Qafa e Kasharit. Ndërhyrja e policisë të shtunën në mbrëmje dhe gjatë të dielës normalizoi situatën.
Sipas punonjësve të angazhuar në riasfaltimin e këtij segmenti, punimet në segmentin vajtës, parashikohet të mbarojnë të mërkurën, kur edhe pritet të rihapet ky segment. Po të mërkurën parashikohet të mbyllet segmenti Qafa e Mbikalimit të Kamzës, po ashtu për t’u asfaltuar.
Pas trafikut të rënduar të dy ditëve të para, policia rrugore e Tiranës ka marrë në dorë situatën duke orientuar trafikun. Po rruga dytësore Tiranë-Durrës, deri në mbikalimin e Kasharit është kthyer me një sens çka ka lehtësuar rrjedhën e trafikut.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO