Policia e Shtetit vijon asgjësimin e kanabisit në të gjithë vendin. Aksioni i ditës së sotme është shtrirë në Krujë, Vlorë dhe Skrapar ku janë asgjësuar 10600 rrënjë kanabis sativa.
Krujë
Policia e Krujës ka asgjësuar mëngjesin e sotëm 3100 rrënjë kanabis sativa. Bimët u gjetën të mbjellura në fshatrat Borizane, Thumane, Qerek dhe Shelqet.
Policia asgjësoi bimët me anë të djegies, sakaq po punohet për kapjen e kultivuesve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Kultivimi i bimëve narkotike".
Vlorë
Ndërsa në Vlorë janë asgjësuar 6000 rrënjë kanabis sativa në fshatin Oshtimë dhe Treblovë. Polici ka bërë asgjësimin e tyre me anë të djegies, sakaq po punohet nga ana e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Skrapar
Ndërkohë në Skrapar janë asgjësuar mesditën e sotme 1500 rrënjë kanabis sativa. Bimë janë asgjësuar në fshatin Sevran, Njësia Administrative Çepan. Policia asgjësoi bimët me anë të djegies, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com