Fier
Policia e Fierit ka asgjësuar mëngjesin e sotëm 1880 rrënjë kanabis sativa. Konkretisht bimët janë asgjësuar në vendin e quajtur “Pylli i lumit” në fshatin Adë, ku u gjetën 1520 rrënjë kanabis.
Ndërsa në vendin e quajtur “Përroi i Madh” në fshatin Drenovë, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 270 bimë të tjera kanabis sativa.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
Vlorë
Ndërsa në Vlorë policia ka asgjësuar 3700 rrënjë bimë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Tragjas dhe Dukat të Vlorës, të cilat ishin të kultivuara në vendin e quajtur ne Malin "Soft" dhe në vendin e quajtur "Përroi Shën Gjergjit"
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
Lezhë dhe Kurbin
Sakaq në Lëzhë dhe Kurbin janë asgjësuar 1250 rrënjë kanabis sativa. Konkretisht në Lezhë në fshatin Gjashë i Vjetër, në një terren me pisha u asgjësuan me anë të djegies 235 bimë narkotike si dhe u konstatuan 243 gropa të hapura për mbjellje bimësh narkotike me cikël të shkurter 45 ditor. Ndërsa në Kurbin, në fshatin Gërnac, u konstatuan dhe asgjësuan me anë të djegies 970 bimë narkotike të kultivuara në 6 parcela.
Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet procedurale u referuan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për vepren penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
Krujë
Policia e Krujës ka asgjësuar 3200 rrënjë kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Grykë Shkallë, dhe “Shtrati i Lumit Gjole” Krujë.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Durrës
Policia e Durrësit ka asgjësuar gjithashtu 970 rrënjë kanabis sativa. Bimët janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies në vendin e quajtur “Përroi i Bizës” dhe “Pylli I Bizës”. Blutë e Durrëisit po vazhdojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durres për veprime të mëtejshme për veprën penale"Kultivimi i bimëve narkotike".
Pukë
Policia e Pukës ka asgjësuar ditën e sotme 5700 rrënjë kanabis sativa. Bimët u gjetën në fshatin Gjegjan të mbjella në 5 parcela me kanabis me lartësi 80 deri në 180 cm.
Blutë e Pukës po vijojnë punën dhe identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com