Në vijim të operacioneve antikanabis policia e Durrësit, Kukësit, Krujës dhe Vlorës ka asgjësuar 28900 rrënjë kanabis.
Gjatë kontrollit të ushtruar në Fushë-Draç, Ishëm u gjeten dhe u asgjësuan me anë të djegies 4 100 bimë kanabis.
Në Kukës sasia prej 2700 rrënjëve ishte mbjellë në disa parcela në fshatin Shëmri në vendet e quajtura “Përroi i Leprejve”dhe “Qafa Mollës”.
Në sajë të operacionit "Gramëza 2" gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Shkoze Bardhë”, Krujë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 13 100 bimë kanabis.
36 parcela me rreth 9.000 rrënjë kanabis janë asgjësuar në Vlorë. Droga e cila u asgjësua me anë të djegies ishte në fshatrat Mifol, Aliban, Trevllazër, Kuç, Vezhdanisht, Karroq dhe Konispol.
Në të katër rastet policitë përkatëse të qyteteve janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërsa në Elbasan, pas kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Suzuki” me targa AA 766 MY është arrestuar Klandiment Çekrezi, 21 vjeç. Atij ju gjet dhe sekuestrua një sasi kokaine.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com