Policia vijon operacionet antidrogë në të gjithë vendin.

Pas një aksioni masiv të shtrirë në Memaliaj, Këlcyrë, Dibër dhe Vlorës janë asgjësuar plot 55 230 rrënjë narkotike të dyshuara kanabis. 

Sipas një njoftimi të Policisë të shpërndarë për mediat, nga kontrolli i ushtruar në Memaliaj, në Njësinë Administrative Buz dhe në Njësinë Administrative Luftinjë, u konstatuan dhe u asgjësuan në 45 parcela, 38 000 bimë kanabis.

Gjithashtu në Këlcyrë, në fshatrat Sukë, Ballaban dhe Dishnicë, u kanstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela rreth 450 bimë të dyshuara narkotike .

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. 

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të drogës.

Ndërkohë, rreth 12 mijë rrënjë kanabis janë sekuestruar në fshatrat Sevaster, Kuç dhe Kardhikaq të Vlorës. Ndërsa 4 780 rrënjë kanabis u zbuluan dhe asgjësuan në zonën e Selishtës në Dibër.

hashashi ne vlore 
hashashi ne vlore
(Parcela në Vlorë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com