Policia e Shtetit vijon kasionin e asgjësimit të kanabisit në të gjithë vendin. Aksioni i sotëm është shtrirë në Vlorë dhe Lezhë ku janë asgjësuar 8323 rrënjë kanabis sativa. 

Vlorë
Blutë e Vlorës kanë asgjësuar mëngjesin 7700 rrënjë kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol, Dukat, Kotë, Cerkovinë, Skrofotinë, Palasë, Treblovë dhe Pllakë, të kultivuara përgjatë luginave dhe përrenjve të thellë nëpër pyjet e këtyre fshatrave, të cilat nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë toka pa pronarë.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegës me zjarr, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Lezhë
Ndërsa në Lezhë janë asgjësuar 623 rrënjë kanabis sativa. Bimët u asgjësuan me anë të djegies në fshatin Godull, Kurbin, ku përkatësisht janë u asgjësuan 570 rrënjë kanabis. Sakaq në Balldre një person u arrestua pasi pranë banesës së tij iu gjetën 53 bimë të kultivuara. I arrestuari është Alfred Brucaj, 40 vjeç, banues në Balldre. Materialet procedurale u referuan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për vepren penale "Kultivimi i bimëve narkotike" .

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com