TIRANE- Koalicioni i zgjeruar i Aleancës për Shqipërinë Evropiane me 39 parti u ka siguruar të majtëve shumicën e votave për këshill në 58 bashki të vendit. Koalicioni opozitar me vetëm 15 parti, ka arritur të sigurojë shumicën në këshill vetëm në Bashkinë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës, teksa ende nuk dihet si do të shkojë procesi në bashkinë e Malësisë së Madhe që ende nuk është numëruar.
Në garën kombëtare diferenca mes votave për kandidatët e ASHE-së dhe atyre të APPD-së është 168.239 vota.