ASHE “thyen” një tjetër bastion
të PD, Xhelili në krye të Dibrës
Dibra është një tjetër bastion i djathtë i cili “thyhet” në këto zgjedhje dhe fitohet nga të majtët. Pas 3 mandateve nën drejtimin e Ilir Krosit, Dibra do të ketë kryebashkiakun e ri Shukri Xhelilin.
TIRANE- Zgjedhjet për pushtetin vendor kanë sjellë jo pak surpriza këtë vit. Veç diferencës së bashkive të fituara nga PS dhe PD, surprizë janë dhe thyerjet e bastioneve të së majtës dhe së djathtës. Pas kalimit të Pogradecit në favor të PD-së apo dhe Selenicës te e djathta, në mesnatë dhe Dibra tregoi se ndryshon krahun politik. Shukri Xhelili ka mundur të fitojë kryetarin e Bashkisë në këtë bashki ndaj kandidatit të PD-së Ilir Krosi. Gara në Dibër ka qenë e fortë deri në kutitë e fundit, ku shpesh kandidatët ndryshonin kryesimin e renditjes.
Megjithatë për këtë bashki kanë kandiduar dhe 3 kandidatë të tjerë, të cilët kanë mundur të marrin rreth 1500 vota së bashku, por pa mundur të bëjnë një dallim se nga cili kamp kanë marrë vota, apo te kush do të mund të krijonin diferencën. Megjithatë Dibra njihet si një bastion i fortë i së majtës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 e majta arriti të marrë rreth 1 mijë vota para së djathtës.
Por në këto votime ndikim pati dhe dalja e Frymës së Re Demokratike me kandidatin e saj, që mundi t'i shkëpusë së djathtës rreth 2 mijë vota, gjë që solli dhe një ndryshim të rezultatit pëfundimtar në ndarjen e numrit të deputetëve. Në votimet e 21 qershorit, Ilir Krosi nuk arriti të sigurojë mandatin e katërt në krye të Bashkisë së Dibrës. Pavarësisht se u pa si një kandidat i fortë, Krosi humbi me pak vota ndaj emrit të propozuar prej koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane, duke ia bashkëngjitur Dibrën në rendin e bashkive që votuan të majtën. Kandidati i së majtës udhëhoqi me 434 vota me shume se kandidati i djathte. (
Shukri Xhelili mori 15022 vota, ndërsa Ilir Krosi 14588 vota). Në garë për Bashkinë e Dibrës ishin 5 kandidatë, Ilir Bulku i pavarur, Dik Spata i PBDNJ-së dhe Zaim Korsi i partisë Aleanca Popullore dhe Ilir Krosi i PD-se me Xhelilin qe u shpall fitues.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15