SHKODËR - “Velipoja për herë të parë në këtë sezon do të ketë ujë të pijshëm 24 orë në ditë”. Kështu u shpreh Kryeministri, Edi Rama nga Shkodra gjatë mbylljes së fushatës elektorale në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se janë tre arsye për të cilat ASHE-ja është ndalur në Shkodër. Së pari tha ai për tju shpjeguar se përse vota për kandidaten e ASHE-së, Keti Bazhdari, më 21 qershorë ka një rëndësi shumë të madhe, pasi nëse fiton Bazhdari fitojnë jo vetëm Socialistët, por edhe Demokratët, fitojnë të gjithë shkodranët. Arsye tjetër se përse ASHE-ja shkoi në shkodër sipas Ramës përveç faktit se Velipoja tashmë do të ketë ujë 24 orë është edhe sepse besojnë se Bazhdari me programin e saj për shkodrën do e bëjë atë një qytet të standarteve Europiane, pasi ajo ka vënë interest e shkodranëve mbi çdo interes tjetër.  

“Erdhëm për disa arsye në Shkodër.
Së pari besojmë se ja këmi borxh shkodranëve tua shpjegojmë se përse ka një rëndësi të madhe se përse shkodra duhet të zgjedhë Keti Bazhdarin dhe pse nga zgjedhja e Ketit do të fitojnë jo vetëm socialistët por edhe demokratët. E kam fjalën për njerëzit e zakonshëm dhe jo pë rata familiet e mëdha që e mbajtën shkodrën peng për disa vite dhe e katandisën në një farë mënyre që shkodra nuk e ka merituar kurrë.
Së dyti,  një arsye tjetër se përse erdhëm sot këtu është se velipoja në këndëvështrimin tonë është një territory strategjik për zhvillimin urban. Velipoja në këtë sezon për herë të parë do ketë ujë 24 orë. Unë ndalova te punimet që po bëheshin në stacionin e ri të ujësjellësit dhe ajo që më kanë parë sytë dhe ajo që quhej stacion ujsjellësi ishte një llahtar. Një turp i pashëmbullt sit ë gjitha turpet që la pushteti i saliut dhe Lulit.
Së treti ne besojmë te program i Ketit dhe besojmë se Keti ka vënë jo vetëm Shkodrën mbi çdo interes tjetër por ka vënë edhe investimin e shumë mendjeve të shkodrës dhe të huaja. Bashkia e Shkodrës është një territor me potenciale të jashtzakonshme
”, - tha Rama .
 
Teksa ka folur për investimet që janë bërë në Shkodër nga qeveria, Rama tha se Teatri i Migjenit, i cili rezikonte të shpërthente si bombë për shkak të amortizimit, tashmë ka një projekt, i cili do ti japë atij një pamje tërësisht Europiane.

Kemi filluar diskutimet me Malin e Zi për një punë të përbshkët për të forcuar lidhjet në infrastrukturë dhe jo infrastrukturë. Shkodra është mbajtur gjithmonë për kulturë dhe është një vend që të gjithë fëmijët tanë
Nuk kam për ta harruar kurrë ndjenjën e tmerrshme që pushteti i Saliut kish lënë në Shkodër thesarin e marubëve. Ne do të çelim një arkivë ku thesari i Marubëve do të ruhet ashtu siç meriton të ruhet dhe ashtu siç ruhen në gjithë Europë thesare të tilla.
Teatri i Migjenit që rezikonte të shpërthente si bombë për shkak të amortizimit, ka tashmë një projekt , ku tashmë do ketë një pamje tërësisht Europiane. Ne duke nxjerrë në pah këto vlera bëjmë kulturë e ekonomi.
Na tregoni një model të suksesit? Na u përgjigj Saliu. Kemi Xhelal Mziu.
Ndaj na u përgjigjni si e doni shkodrën si modeli që ne po punojmë për transformimin e Durrësit, Tiranës apo doni ta bëni si Kamza e Xhelal Mziut . Nëse doni ta bëni si Kamza votoni atë të PD-së, por nëse e doni si një qytet të denjë Europian votoni Ketin.
Në 18 muaj në shkodër janë bërë shumë më shumë legalizime seç janë bërë 8 jetë , por ende ka edhe shumë për tu bërë. Në programine Ketit duhet të besojmë çdo Shkodran që nuk e vë shqupun mbi interest e families së vet, mbi interest e komunitetit vet dhe mbi interest e çdo qytetarit. Interesi i çdo qytetari do jetë thelbi i punës së çdo dite të Keti Bazhdarit
”, tha Rama

Meta: Basha gënjeu edhe aleatin më besnik, pas 22 qershorit marin jetë të gjitha projektet
Kreu i LSI-së, Ilir Meta i pranishëm në mbylljen e takimeve elektorale në Shkodër u bëri thirrje që të mos votohet kandidatja e djathtë, pasi lideri i PD­-së, Lulëzim Basha gënjeu aleatin më besnik, Fatmir Mediun, duke kujtuar rastin e Agron Dukës, i përfolur si kandidat në Durrës.

Fitorja është e jona dhe vetëm 72 orë punë deri në sekondën e fundit, deri në votën e fundit dhe ASHE me Ketin do të arrijë një sukses historik me Shkodrën, për ti dhënë krah aspiratave të të rinjve dhe të rejave për të realizuar projektet e tyre. Dje e gjithë Shkodra ka qeshur kur çifti Luli­Mediu doli të merrte nëpër gojë kandidaten tonë se për ne nuk ka problem. Po këta, nuk dua të them atë fjalë që thatë ju…po këta mendjelehtë a mendojnë këta që shkodranët mund ti besojnë një njeriu që gënjen për qejf, se nga halli edhe gënjen njeriu po Luli gënjen edhe për qejf, vetë demokratët e Shkodrës thonë ai gënjen edhe kur tregon orën. Edhe doli dje me Mediun dhe të gjithë e mbajnë mend se çfarë tha Mediu për Durrësin. Tha se ai na ka mashtruar se na tha se do të kandidonte Dukën në Durrës. Kur Luli gënjen aleatin më besnik të PD­së, a ka cip e turp Luli që të mos gënjejë Shkodrën dhe shkodranët? Bashkia e Shkodrës duhet të hapet njëherë e përgjithmonë për të gjithë qytetarët pa dallim partiak dhe këtë hapje e realizon vetëm një kandidate, Keti Bazhdari. Shkodrës nuk i duhet kënga Rama­Meta ka maru, sepse Shkodra e di shumë mirë se Rama­Meta akoma s’ka filluar por do fillojnë më 22 qershor ti japi jetë gjithë projekteve për Shkodrën. Motra dhe vëllezër mos votoni për atë që gënjeu edhe aleatin më besnik Fatmir Mediun. Ndaj i ftoj edhe republikanët të votojnë Keti Bazhdarin. Fitorja e Shkodrës do të jetë fitorja më e bukur por jam i sigurt se në 4 vjet Shkodra do të pësojë transformimin më të madh në të gjitha 61 bashkitë. Prandaj me kulturë, me qetësi dhe dashuri për Shkodrën dhe Velipojën të votojmë për Keti Bazhdarin më 21 qershor”, -tha Meta.

Redaksai Online
(o.b/ Shqiptarja.com)