Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka nisur aksionin për kontrollin e automjeteve të transportit të udhëtarëve qytetas dhe ndërqytetas si dhe atë të transportit të nënësve të shkollave me mjete 8+1 dhe 9+1.

Duke filluar nga kjo javë po ushtrohen kontrolle  në afërsi të shkollave dhe pranë stacioneve të autobuzëve. Kontrollet kanë për objekt një sërë pikash si dokumentacioni i mjeteve, numri i fëmijëve që trasnportohen, mbajtja e fëmijëve në vendet e para të pasistemuar me pajisjet e posaçme.

kontrollet

Po ashtu kontrollet kanë në fokus evidentimin e përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, pajisja me sinjalistikë të nevojshme dhe logot sipas kërkesës së Bashkisë Tiranë për mjetet që transportojnë nxënëësit e shkollave.

Kontrollet synojnë edhe disiplinimin e trafikut në oraret e mëngjesit dhe të përfundimit të procesit mësimor në mesditë.

bus

Nisur nga ky aksion deri më tani janë testuar për pije alkoolike më shumë se 250 drejtues mjetesh që drejtojnë mjete të transportit të udhëtarëve dhe të nxënësve të shkollave.

Gjithashtu janë ndëshkuar më shumë se 40 drejtues mjetesh që tansportojnë nxënës shkollash më shumë se kapaciteti i lejuar në lejen e qarkullimit.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)