Asimptomatikët mund të jetë çelësi i zgjidhjes së krizës Covid

Asimptomatikët mund të jetë çelësi i zgjidhjes së krizës Covid

Tani që kurba e e rasteve të reja të identifikuar pozitiv me infeksionin e koronavirusit është rikthyer në rritje, studiuesit po e kthejnë vëmendjen e tyre në veçanti te rastet asimptomatike, pasi që, megjithëse është rritur numri i të infektuarve, shumë prej tyre nuk manifestojnë efektet e sëmundjes së re që prej dhjetorit ka nënshtruar botën.

Një teori e përhapur shumë orëve të fundit është se të ashtuquajturat raste asimptomatike mund të jenë njerëz që në të kaluarën kanë rënë në kontakt me një patogjen të ngjashëm me Covid-19 dhe, falë kësaj, kanë zhvilluar një lloj imuniteti. Prandaj, disa mjekë dhe shkencëtarë besojnë se asimptomatikët  mund të jenë çelësi për të luftuar Covid. Një rast i denjë mbështëtës i kësaj teorie të re dhe që ia vlen për tu përmendur është raportuar nga gazeta italiane "Corriere della Sera", e cila citon një artikull të "Washington Post".

Sipas raporteve të gazetës amerikane, në disa burgje amerikane (Arkansas, Virginia, Ohio dhe Karolina e Veriut) mbi 3 mijë të burgosur janë  testuar pozitiv për Covid dhe 96% e tyre janë asimptomatikë. Sipas Dr Monica Gandhi, profesore e sëmundjeve infektive në Universitetin e San Francisko në SHBA, fakti që ka shumë njerëz pa simptoma nuk duhet të shihet si problem.

Duke studiuar të dhënat e mbledhura nga Qendra Atlantike për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Gandhi zbuloi se 40% e pozitivëve në shtetet amerikane të e lartpërmendura, nuk kanë simptoma të sëmundjes, si pasojë, mbase, e përdorimit të maskave, por jo vetëm pasi edhe gjenetika ka luajtur rolin e saj por qe ende mbi të nuk është zbuluar akoma shumë. Megjithatë, gjithnjë e më tepër po përparon hipoteza se një pjesë e popullsisë ka kontraktuar më parë me një virus të ngjashëm me Covid-19 dhe prej asaj kohe ka zhvilluar antitrupa, pra një lloj imuniteti të caktuar.

Sipas studiuesve, qenia njerëzore ka një mekanizëm të shkëlqyer mbrojtës: sistemin imunitar. Limfocitet T, të njohura edhe si qeliza të kujtesës, janë në gjendje të njohin patogjenët e hasur në të kaluarën. Ato qarkullojnë vazhdimisht në gjakun tonë për të garantuar mbrojtje të menjëhershme dhe efektive.

Vaksinimet e kryera në fëmijëri gjithashtu mund të kontribuojnë në një lloj mbrojtje të caktuar, pikërisht sepse ato stimulojnë prodhimin e qelizave të kujtesës (Limfocitet T). Emblematik është shembulli i fëmijëve, të cilët pavarësisht se kanë në laring doza më të larta të virusit Covid-19, vështirë se zhvillojnë sëmundjen.

"Ne jemi në pritje të konfirmimit te studimit, por është e mundur që ky të jetë rasti i artë dhe do të ishte vërtet një lajm i mirë", - deklaroi kryeimunologu amerikan Anthony Fauci.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen