Elseid Hysaj pritet të jetë pjesë e organikës së Lazios për pjesën e mbetur të sezonit.
Dëmtimi i Patric i "shkon përshtat" shkodranit që ka shanse të bindë Marco Baronin për ta pasur në listën finale për pjesën e mbetur të sezonit. Në Itali thonë se Patric rrezikon një operim dhe mungesë të gjatë në fushë.
Siç shkruan Il Messaggero, drejtuesit e Lazios po mendojnë të rikthejnë në organikë Hysajn. Mbrojtësi shqiptar nuk u federua në kampionat dhe Kupat e Europës në pjesën e parë të sezonit, por këto javët e fundit është rikthyer të japë kontributin e tij në fushë, duke treguar profesionalizëm dhe eksperiencë.
Forma e mirë dhe të qenit ndër më të vlerësuarit në ndeshjet e fundit ka bërë që te Lazio mos futen në merkato, por të bëjnë prapaktheheu dhe të besojnë te 30-vjeçari shkodran.