Tri javë në gjendje kritike, besimtarët në Tiranë lutje për Kryepeshkopin Anastas: Zoti bën mrekulli! Meshë e posaçme në ‘ditën e emrit’

Pas më shumë se tre javësh në gjendje kritike dhe gati dy javë në intubim, ankthi i besimtarëve ortodoksë për Kryepeshkopin Anastas vijon të jetë i madh.

Një ditë pas kthimit nga Athina, ku së bashku me drejtues të tjerë të Kishës vizitoi prelatin në spitalin “Ungjëllizimi”, mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani drejtoi një meshë me lutje për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas. Mesha ishte e veçantë, edhe për arsye se ortodoksët përkujtojnë më 22 janar ditën e  Shën Anastas Persianit, emrin e të cilit mban edhe kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

“Sot jemi mbledhur për të kujtuar një shenjt dhe martir shumë të madh, shën Anastas Persianin dhe jemi mbledhur për shëndetin e kryepeshkopit Anastas, se ai e festonte emrin e tij pikërisht në këtë shenjt. Dhe ky shenjt është tregues shumë i rëndësishëm i jetës sonë për të kuptuar realisht misterin e kryqit. Misteri i Kryqit është diçka e thellë shpirtërore. Me anë të Kryqit erdhi gëzimi në botë. Kryqi është në shenjë poshtërimi, vetëm,kriminelët, skllevërit dhe ata që nuk ishin qytetarë romaë poshtëroheshin.”, - u shpreh imzot Joan Pelushi, Mitropolit i Korçës.

“Le të lutemi për kryepeshkopin tonë, sepse ai na ka dashur dhe ne e duam dhe nëse e duam njëri-tjetrin do të lutemi vazhdimisht që Perëndia ta shërojë dhe ta kthejë përsëri për të drejtuar grigjën e tij. Padyshim pranojmë gjithmonë ccfarë Perëndia vendos, por lutemi gjithmonë, sepse nuk e dimë gjithë të vërtetën. Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit është kritike, por ne besojmë në Perëndi të mrekullive dhe Zoti ka treguar se vazhdimisht mund të bëjë mrekulli. Lutemi që Perëndia t’i japë jetë të gjatë për të mirën e ti, për të mirën e Kishës sonë dhe të mirën e ortodoksisë!”, - vijoi ai.

Besimtarët shprehin mirënjohjen për gjithë përkushtimin dhe dashurinë e Kryepeshkopit Anastas për Kishën përgjatë këtyre 33 viteve shërbimi.

“Në këto ditë që kanë në thelbin e tyre shpresën, jetën e shenjtorëve, predikojnë dashurinë, mirënjohjen, edhe ne besimtarët e kishës kemi ardhur për t’u lutur edhe për shëndetin e kryepiskopit.
Vepra e tij e jashtëzakonshme në rindërtimin e kishave, në ndërtimin e një sistemi të plotë arsimor, shëndetësor, ekonomik të Kishës Autoqefale të Shqipërisë i ka dhënë asaj garancinë për të funksionuar e mëvetësishme.”, - thotë Kristian Koroveshi.

“Kjo është një ditë shumë e madhe për ne besimtarët, sepse në krye të kishës sonë për 33 vjet nën drejtimin e tij të mençur e shumë të dhembsur ka qenë zoti kryepiskop Anastas. Na ka mësuar shumë gjëra për besimin, na ka forcuar në jetën tonë si të krishterë e mbi të gjitha si njerëz, që të duam njëri-tjetrin siç vetë Krishti i deshi të gjithë njerëzit. Nuk ka bërë dallime sa i përket besimtarëve të besimeve të tjera. Ne urojmë që shëndeti i tij të përmirësohet dhe të jetë në krye të kishës sonë edhe për shumë vjet të tjera.”, - thotë Rajmonda Shqevi, një tjetër besimtare.

“Ne si besimtarë kemi ditë të shënuar çdo ditë, por sot kemi edhe kryepeshkopin tonë që quhet Anastas. Paçim uratën dhe Perëndia e bekoftë dhe e shëroftë sa më shpejt! Vite të shumta i urojmë dhe Krishti dhe Shën Mëria e bekoftë!”, - vijon Afroviti Shehi.

“Sot Kisha Orthodokse sipas kalendarit të saj feston Shën Anastas Persianin, emrin e të cilit mban edhe kryepeshkopi jonë. Prandaj u mblodhëm sot besimtarë, dhe nxënës erdhën edhe nga shkolla, që vetë kryepeshkopi e ka themeluar me vizionin e tij. Ne jemi koshientë që mosha e kryepeshkopit është goxha e madhe, stadi ku ndodhet është shumë kritik. Mjekësia tani mendoj se nuk ka çfarë të bëjë më shumë, por besojmë te Perëndia dhe shpresojmë të kthejë te ne se e duam me gjithë shpirt!”, - vazhdon Jani Meni, po ashtu besimtar orthodoks.

Përditësimi i fundit për shëndetin e kryepeshkopit nga spitali në Athinë është bërë dy ditë më parë, ndërsa mbetet ende në gjendje kritike dhe nuk i përgjigjet tentativa të mjekëve për ta nxjerrë nga intubimi.

Kryepeshkopi Anastas është një nga personalitetet më të rëndësishëm në Shqipëri. Intelektual, studiues, doktor shkencash në disa disiplina dhe “Doctor Honoris Causa” nga dhjetëra universitete dhe institute botërore, ai është misionar dhe teolog. Njohës i 11 gjuhëve, mes të cilave edhe shqipes, është autor i 24 librave, si dhe është nderuar me 27 medalje dhe çmime nga shumë Kisha Orthodhokse dhe vende të ndryshme. Një gjë që ia vlen të përmendet është edhe angazhimi i tij gjatë luftës së Kosovës.

B.G/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë

Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë