TIRANE- Penalitete të rrepta parashikohen për të gjithë drejtuesit vendorë në rastet kur ata djegin fondet e ndihmës ekonomike apo kur ato përdoren për të tjera pagesa dhe investime. Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj ka ndërmarrë një nisëm të re për të ndaluar këtë problematikë, me kosto të rëndë sociale.
Të gjitha njësitë vendore, që do të vonojnë dhënien e ndihmës ekonomike për një periudhë tre mujore do të ndiqen penalisht. “Këshillat bashkiakë për arsye nga me banale nuk mblidhen dhe nuk miratojnë ndihmën ekonomike, madje shpesh herë tejkalojnë çdo afat për këtë. Ndërsa kemi hasur raste kur bashkitë djegin fondet e ndihmës ekonomike. Kjo nuk ka për të ndodhur më, pasi çdo drejtues i pushtetit vendor që shkel rregullin dhe afatet do të ndiqet penalisht.
Ne aktualisht u kemi dërguar të gjithë fondin e ndihmës ekonomike”, ka deklaruar Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj. Nga ana tjetër një vendim i marrë dje nga qeveria përcakton se pagesa e ndihmës ekonomike, tashmë do të kalojë vetëm tek gratë, me qëllim menaxhimin sa më të mirë të këtij fondi dhe shmangia e abuzimeve që bëhet shpesh nga bashkëshortë të papërgjegjshëm. “Ndihma ekonomike do të bëhet e mundur të shpërndahet nëpërmjet dhe vetëm te bashkëshortet.
Kjo është një masë shumë e rëndësishme që ka të bëjë me rritjen e barazisë gjinore. Gruaja do të ketë një fuqizim ekonomik do të përfitojë nga ndihma ekonomike”, pohoi Gentina Sulaj, zv/ministre e Mirëqenies Sociale. Propozimi i dytë i Ministrisë së Mirëqenies Sociale, që u miratua nga qeveria, ka të bëjë me një fond të posaçëm për familjet në nevojë, që do t'u jepet atyre që kujdesen për arsimimin dhe vaksinimin e fëmijëve të tyre. “Ndryshimi i dytë i masës ekonomike do të ketë një fond shtesë për ato familje që janë të kujdesshme në mbarëvajtjen arsimore të fëmijëve dhe vaksinimit të tyre.
Nga ky fond do të përfitojnë 83 mijë fëmijë”, u shpreh Gentiana Sulaj, zv/ministre e Mirëqenies. Këto dy vendime sipas Sulajt pritet të ndikojnë sadopak në përmirësimin jetës së familjeve në nevojë. Aktualisht në Shqipëri mbi 100 mijë familje pa të ardhura dhe të papuna jetojnë falë ndihmës ekonomike. Rreth 70 % e familje marrin ndihmë të pjesshme ekonomike prej 3 mijë lekë ndërsa pjesa tjetër që rezulton edhe më e varfra përfiton një fond më të lartë, prej 7 mijë lekësh.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com