TIRANE- Këshillat Bashkiakë dhe ata të komunave nuk kanë më të drejtën të përcaktojnë se kush do të jenë familjet të cilat do të jenë në skemën e ndihmës ekonomike. Tashmë këtë punë do ta kryejë Shërbimi Social Shtetëror, i cili do të verifikojë çdo të ardhur të familjeve të cilat aplikojnë për këtë pagesë. Por edhe aplikimi i pagesave tashmë do të jetë ndryshe nga ai që është kryer deri më tani.
Aplikimi
Sipas procedurës së re për përfitimin e ndihmës ekonomike, familjet aplikuese duhet të plotësojnë një formular në të cilin duhet të deklarojnë se cilat janë të ardhurat e tyre. Po kështu, në formular ata duhet të deklarojnë edhe për pronësitë që kanë apo edhe punët që kryejnë. Më pas do të jetë grupi i inspektorëve i cili do të verifikojë në terren të gjithë informacionin e mbledhur nga formulari. “Inspektorët do të verifikojnë nëse këto familje aplikuese, paguajnë taksa diku, disponojnë automjete, a kanë biznese, a janë në marrëdhënie pune etj. Nëse personi është përfitues i ndihmës ekonomike pas 3 muajsh duhet të bëjë rideklarim të të dhënave të tij”, thotë Arjeta Pero, përgjegjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në njësinë 6.
Ministria e Mirëqenies Sociale ka nisur kështu zbatimin e projektit të dixhitalizimit të kësaj pagese. Në fazën e dytë të tij do të nisë pikëzimi i deklarimit nga i cili do të varet masa e përfitimit të ndihmës. Një tjetër risi, sipas Ministrit të Mirëqenës Sociale, Erion Veliaj do të jetë edhe shpërndarja e pagesës për gratë, dhe kjo do të fillojë nga 1 qershori. Ndërkohë disa kritere për përfitimin e shumës mujore do të jenë, frekuentimi i shkollës nga fëmijët e këtyre familjeve por edhe vaksinimi i tyre. Ministri Veliaj u shpreh se do të ketë edhe bonuse për këto familje.
“Qershori është një muaj shumë i rëndësishëm për ne, ndihma do të shpërndahet me sistemin e ri elektronik dhe do t'ju jepet vetëm grave bashkë me një bonus me të gjithë fëmijët që shkojnë në shkollë dhe që bëjnë vaksinimin e detyrueshëm si një mënyrë për të evituar kosto të varfërisë ose të sëmundjes së të ardhmes”tha Veliaj.
Abuzimi
Ministri i Veliaj bëri të ditur së në fillim të mandatit është gjetur një listë e fryrë me 106 mijë familje. Sot lista është 86 mijë, duke e reduktuar atë me rreth 20-25% të abuzuesve në 6 muaj. Sipas tij, dixhitalzimi i skemës së ndihmës ekonomike është e vetmja rrugë për të luftuar abuzimet që janë bërë ndër vite. “E vetmja mënyrë sesi ne mund të sigurojmë transparencë është modernizimi dhe dixhitalizimi.
Sa më shumë vendime të merren nga kompjuterët dhe nga formulat transparente dhe sa më pak vendime të merren nga politikanë dhe nga interesa të vegjël politik fushatash aq më mirë shpenzojmë para dhe rrogëtojmë më mirë ata që janë nevojtarë”, tha Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë vizitës në njësinë vendore numër 6 në Tiranë, ku së bashku me përfaqësues të Bankës Botërore, panë nga afër përgatitjet për dixitalizimin e të dhënave për ndihmën ekonomike.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com