FUSHE-KRUJE - Dixhitalizimi i ndihmës ekonomike ul abuzimet. Kështu ka deklaruar Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, në Fushë-Krujë ku prezantoi sistemin e modernizimit të Ndihmës Ekonomike. Ky sistem i dixhitalizuar po pilotohet në tre qarqet më të mëdha në vend, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Projekti i mbështetur nga Banka Botërore ka të bëjë me ngritjen e Regjistrit Elektronik të përfituesve të Ndihmës Ekonomike dhe ndihmon në uljen e abuzimeve dhe rritjen e transparencës me këtë skemë.

Në fjalën e tij, ministri Veliaj nënvizoi se nga sot e tutje skema nuk do të quhet më ‘Ndihma Ekonomike’, por ‘Shqipëria Solidare’. Duke u fokusuar tek projekti i modernizimit të skemës, ministri Veliaj tha se sistemi kompjuterizon procesin dhe në fund, vendimin nëse një person duhet të përfitojë ose jo ndihmë ekonomike e merr kompjuteri me anë të një formule të ndershme që verifikon të gjithë informacionin.

Shkrimi u publikua sot (13.05.2014) në gazetë Shqiptarja.com versioni print.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)